Personalitete

Tre mendjendritur e Dibrës!

Share

ILJAZ PASHË DIBRA (Iljaz Qoku)

Ka qenë pesonalitet i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në Kllobisht të Dibrës. U bë i njohur me pjesëmarrjen e tij, më 1844, në luftën e Gjoricës (Dibër) kundër Hajredin Pashës, i cili kërkonte të zbatonte refor-mat e Tanzimatit në verilindje të Shqipërisë. Më 1861 udhëhoqi forcat dibranekundër përpjekjeve malaze-ze për të shtënë ne dorë viset shqiptare të Shkodrës.
Eshtë një nga nismëtarët e themelimit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit. Krye-soi, me 10 Qershor 1878, Kuvendin e Përgjithshëm, që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetari saj. Kryesoi Kuvendin e Dibrës (1 nëntor 1878), që miratoi rezolutën, në të cilën kërkohej krijimi i vilajetit autonom shqiptar. Ai ishte një nga të 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste Sulltanit kërkesën për outonominë e Shqipërisë. Kryesoi edhe Kuvendin e Dytë të Dibrës (20 tetor 1880)

Don Nikollë Kaçorri
(1862-1917)
Atdhetar e veprimtar i dalluar i periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare, klerik. Shërbeu në famullinë katolike të Durrësit për 20 vjet. U lidh qysh herët me Lëvizjen Kombëtare. U dallua si një veprimtar në fushën e lëvizjes politike dhe kulturore. Gjatë viteve 1905-1907 drejtoi
Kryengritjen e armatosur të Kurbinit (Krujë). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në atë të Elbasanit (1909), si dhe në kryengritjet e mëdha antiosmane të vite-ve 1910/1912. Për këtë veprimtari u arrestua nga autoritetet osmane dhe u dënua me burgim. Përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuven-din Kombëtar të Vlorës, që shpalli, më 28 nëntor 1912, Pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi e zgjodhi nënkryetar te Qeverisë së Parë Kombëtare të kryesuar nga Ismail Qemali. Për veprimtarinë e tij patriotike
dhe pikëpamjet demokratike iu tërhoq herë pas herëverejtje nga hierarkia kishtare, e cila më 1914 e largoi nga Shqipëria. Vdiq në Vjenë, në vitin 1917 (2).

“Haxhi” VEHBI DIBRA
(1867-1937)

Vehbi Agolli (Dibra), lindi në Dibër të Madhe në vitin 1867. Pasi kreu shkollën e mesme në Dibër të madhe, vazhdoi shkollën e lartë teologjike në Stamboll.
Kongresi i Dibrës(korrik 1909), zgjodhi Vehbi Agollin kryetar të kuvendit. Ai mbështeti përpjekjet për arsimin në gjuhën shqipe me alfabetin me shkronja latine.
Në krye të delegacionit të Dibres, mori pjesë në
Kuvendin Kombëtar në Vlorë me 28 nëntor 1912. Kuvendi i Vlorës e zgjodhi kryetar të Pleqësisë (parlamentit). Pleqësia “kishte për detyrë të kontrollonte e të këshillonte qeverinë”
Ai zëvëndësonte kryeministrin, kur ky mungonte. Kreu dhe detyrën e kryemyftiut të Shqipërisë. I mbrujtur me patriotizem ai vuri kombësinë mbi fenë dhe punoi për bashkimin e shqiptarëve, duke u ngritur mbi dasit fetare. Vdiq në Tiranë në vitin 1937.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button