PërditshmëriPersonaliteteSocial Kulturore

Nga Bedri Çera: Të jetosh në Peshkopi!

Share
Sociale
Të jetosh në Peshkopi!
Të duash moshën e tretë dhe të papunët e qytetit tënd dhe krahinës tënde është një vlerë e shtuar qytetarie dhe humanizmi..!
Qyteti im i vogël i shtrirë në një shpat me kundrejtim jug – perendimor me një klimë mesdhetare paramalore shtrihet në verilindje të vendit. Tek ec rrugëve të qytetit tim që zhurmon e gjallon gëzueshëm vetëm nga zërat e fëmijëve, ndërsa një grup tjetër lëviz shpejt për në punët e tyre të përditshmëisë, pjesa tjetër të pa punët dhe mosha e tretë, dalin për të shijuar këto ditë të shkurtit me temperatura të ngrohta e me diell. Peshkopia jonë ka një klimë të shëndetshme ku nuk i mungojne ditët me diell..!
Grupe njerzish të gjitha moshave, ku bie në sy qartë mosha e tretë dhe një grup të papunësh që ecin në shetitoren e blirit ” Elez Isufi” të qetë, ngadalë, të mbledhur me duar në xhepa, konsumojnë në mes tyre të përditshmet dhe aktivetet politike duke shijuar rrezet e diellit. Ecin ashtu të lodhur nga jeta e tyre e vështirë, ku mbajnë në trupin e tyre ngarkesën e nje jetë të tërë…. shpesh kthejnë në të majtë të bulevardit ku kanë një strehëz të vogël për të bërë ndonjë lojë domino apo shah..!
Ne përshëndetemi të gjithë si ata që i njohim edhe ata që nuk njohim, shpesh emocionohemi, krenohemi, mallëngjehemi dhe pyes veten çfarë fati paskemi pasur ..!
Jeta dhe fati me këto njerëz që rrezatojnë miresi, fisnikeri, dashuri nuk i përkëdheli kurrë..?! Jetuan jetën ashtu siç e nuk e dëshironin dhe siç nuk e meritonin..?! Pyes veten a janë sjellur dhe sillen me respekt institucionet , pushtetaret për të lehtësuar rrugëtimin, vështirësitë e moshës dhe “plagët” e tyre e sidomos grupit të papunëve ku shpirti i tyre mbetet i tretur në kufijt e mbijetesës..
Janë njerëz të mirë që nga shumica e tyre marrim përshëndetjen e ëmbël, por më shumë flasin sytë e tyre zhbirrues e të zbehtë… Ata kanë dashuruar dhe janë dashuruar ne rrugëtimin e tyre… Ata kanë respektuar dhe janë respektuar, duke dhënë kondributin e tyre modest, që ky qytet të bëhet më i mirë e më i bukur, kanë krijuar familje të denja në këtë komunitet homogjen …. Edhe këto grupe njerzish me mosha të ndryshme kanë të drejtën e tyre të shijojnë momentet e bukura te saj, ështe privilegj që vetë jeta, ligjet e saj dhe Zoti ua ka ofruar .. Çdo ditë është një dhuratë dhe ajo duhet përjetuar bukur me njerëzit tuaj të dashur dhe me miqtë e mirë … Por të gjithë nuk e kanë këtë fat, jo të gjithë realizojnë këtë rrugëtim për ta shijuar jetën deri në fund..!
Eh, sa mirë do të ishte që një pjesë të tyre do të dëshironin një shans të dytë në jetë !? Ndoshta gjërat do t’i bënin krejt ndryshe, megjithëse e din shumë mirë se kjo është e pamundur..
Po për një pjesë tjetër, fati dhe vështërsitë e jetës i ka bërë njerëz të ashpër, që nuk qeshin, njerëz që kanë humbur durimin, qetësinë dhe shpërthejnë digat e shpirtit të tyre të vrarë dhe të lënduar..
Në të gjithë këtë biodiversitet moshash, mendimesh, karakteresh, dialekti,veshjeje, shëndeti, profesionesh….. të gjithë i shikoj me admirim dhe respekt, për gjithçka që i kanë dhënë qytetit tonë të dashur, familjes se tyre të shtrenjtë, për ta bërë atë më të bukur, më të mirë. Të gjithë këta kanë investuar jetën dhe shpirtin e tyre që të arrijmë një jetë më të mirë nga ajo ku jemi.
Shpesh më kapin mornica dhe shikoj me admirim, emocionohem, por edhe mallëngjehem, sepse koha tashmë nuk është në anën e tyre, që të ëndërrojnë si dikur, plot gjallëri, po koha nuk është në anën e tyre që të korigjojnë ato gjëra që nuk i kanë bërë mirë.
Kështu të kërrusur, të lodhur nga kujtimet, të lodhur nga ditët gri me ecje të rrotulluese të ngadaltë, të ngarkuar me miresinë dhe fisnikërinë tyre, me dashurinë, me rrudhat, me tekat dhe mentalitetet e tyre, me shumëllojshmërinë e karaktereve, janë dhe mbeten krenaria e qytetit tonë. Këto janë dëshmia më e gjallë e rrugëtimit të qytetit dhe meritojnë më shumë vëmendje, dashuri, mbeshtetje dhe respektin tonë dhe të qeverisjeve..
Respekt për të gjithë Ju!
Back to top button