Aktualitet dhe LajmePërditshmëriPersonalitete
Po qeje i hollë, merre vesh!
Niset për një udhë të largët një dibran. Gjatë rrugës takohet me një tjetër dibran. Pasi shkëmbejnë duhanin, e pyet dibrani kalimtarin:
Nga je nis, or mik?
– Drejt kazasë.
– Epo paskemi rrugën bashkë.
– Po të pyes, more burrë, – i thotë dibrani, – a do t’më bajsh në shpinë, a të të baj në shpinë? Kalimtari befasohet dhe hesht.
Gjatë rrugës, afër një fshati shikojnë arat e mbjella me grurë e misër. E pyet prapë dibrani:
-A e ka ngranë bereqetin?
Përsëri shoku që ecin heshti e s’e kupton.
Kur afër një kulle dibrani i thotë:
A ka vdek i zoti i kullës apo asht gjallë? Shoku e dinte se zoti i shtëpisë ka vdekur, por prapë s’po i jep përgjigje…!
U afrua koha e ndarjes. Dibrani duke pa heshtjen e kalimtarit u jep përgjigje pyetjeve.
– Kur të thashë a më baj në shpinë e atë të baj, d.m.th. a të më japësh muhabet, a të të jap?
– Kur të pyeta se a e ka ngranë bereqetin, e kisha fjalën nëse janë të vetat, apo është tokë e huaj.
– Kur thashë se “A ka vdek i zoti i kullës apo është gjallë”, d.m.th. “a ka lanë njeri pas, fëmijë që t’ia rrisin vlerën”.
Huazuar nga libri “Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve” të autorit dibran Mevlud Buci