Aktualitet dhe LajmeHistori dhe TregimePërditshmëriPersonalitete
Dy çidhnak si Mane Kacani me Selim Leshin
Mane Kacani me Selim Leshin
– Or Selim, unë e ti jemi të mençur, po ti e ke një gjë më shumë se unë!
-Jo, more Mane, çidhnak jemi të dy!
– Po, po, po ti Selim Leshi ke mend e odë pritje, unë kam vetëm mendjen. Se nuk i heq para kujt me e fut brenda, se s’kam ku ta çoj, ndërsa ti e ke odën e shtruar, rrin si aga, or Selim Leshi.
Selim Leshi i kthehet për t’ia heq atë mërzi që ai ishte pa familje, i tha:
-Një kryetar në Tiranë, or Mane, më ka thanë se çdo placke duhet me e fut në varse, valixhe e bagazh ndërsa mendja nuk do valixhe, se e merr me vete nga shkon ti, edhe pse nuk ke odë sipas teje, odën aty ku ulesh e hijeshon dhe e ndriçon, je i mirëpritur nga të gjithë për të pirë një kafe.
Bënë muhabet, hëngrën drekë dhe e përcolli. Rrugës Manja takon Dalip Hasin, Kukaj.
-Tungjatjeta -tungjatjeta.
– Ore Mane, ta pimë një kafe këtu!
– Po ore Has, po i është marrë pika mullarit, se kam dalë prej Selim Leshit, të faleminderit.
Më ka thënë një oficer në ushtri kur bënim qitje me pushkën se ai që i binte 10-ës me të parën nuk bënte qitje më, se e kish mbaruar shkëlqyeshëm. Prandaj për Kastriot-Kukaj e Blliçe, qitja mbaroi me Selimin, nuk shkon me…
Histori e huazuar nga librin i autorit dibran Mevlut Buci me titull: Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve