
Një ditë në pazarin e Peshkopisë një luznak i drejtohet Dine Hoxhës për t’i kërkue pare borxh:
– Kam dasëm e dasma si dasma ma, or Dine Aga!
Hajde në Tiranë se do t’i jap.
Luznaku, nga gëzimi se do të mbaronte punë, e me ato pare mund të blinte rrobat i duheshin për dasëm, u nis drejt Tiranës. Në shtëpi gjeti vetëm gruen, e cila me fjalët e para ia preu hovin luznakut:
Budalla! E ku paska lekë Dinia me të dhënë borxh?!
Në këtë kohë erdhi dhe Dine Hoxha, i cili e nuhati situatën, i thotë luznakut:
Hajde të të përcjell!
E përcolli dhe në kohën që ky i dha dorën që të ndaheshin, ky prapë qëndronte më këmbë me vështrimin diku larg.
– Hajt rrugë të mbarë, o mik!
Ai kishte ndaluar e po shikonte diku
– Po pse nuk po ik tani? – i tha Dinia.
– Ja po iki! – i tha malsori, – por po shikoj atë mullirin atje, e po vërej se a guri i eperm lëviz të poshtmin a i poshtmi të epërmin.
– Hajt, budallë, i tha Dinia. – Edhe këtë nuk e ditke! Guri poshtë, gjithmonë e luan gurin nalt. Hajt, tani udha e mbarë!
Autor Shaqir Skara , libri Gurat e Korabit