Histori dhe TregimePërditshmëriPeshkopiSocial KulturoreThenje dhe aforizma

Vlerat e virtytit në Dibër “Histori e vërtetë”

Share
VLERAT E VIRTYTIT
Një burri në fshat i vdiq djali i vetëm. Ia vrau rrufeja në mal, tek po ruante bagëtinë. Gjama ishte e madhe e nuk kishte kush me ia tregue të atit.
Një plak i mençëm tha se do të ja tregonte ai.
I shkoi në shtëpi e i thirri:
– Or filani, a je në shtëpi?
– Hajde bujrum, – u përgjigj i zoti i shtëpisë.
-Kam ardhë me të pa se më kanë thanë se ke qanë sëmurë.
– Sëmurë kam qanë, po tani jam ma mirë. 1
-Të kam pru një mollë, se tani në pranverë nuk ka kurrkund. – Eu bre, ku e gjete këtë mollë se bash më kishte shkue
mendja.
-E kisha ruajt për ditë të vështira.
– Po e di ç’ke, ti ma kthe mollën, se u bana pishman.
-Eu bre, si qenka kjo punë, një herë ma dhe, e një herë ma more.
– Kshtu asht kjo jetë. Kishe një mollë, tashti s’e ke.
– Më kanë thanë se ke një djalë.
– Po, e kam çue me bagëti në mal.
-Zoti ta dha djalin, or filani, e zoti ta muar. Mbahu se djalin ta vrau rrufeja. Banu burrë se kjo të ka gjetë.
Histori e huazuar nga librin i autorit dibran Mevlut Buci me titull: Alegoria e Dibrës Fillozofi e Shekujve
Back to top button