Sektori i bujqësisë në Dibër dhe problematikat .
Imazhi pozitiv i produkteve bujqësore dibrane ka një avantazh goxha konkurrues ne tregun kombëtar. Gjithashtu, fuqia e madhe punëtore, e aftë për punë, dhe dëshira për zhvillim janë elemente kyç pozitive për ecjen përpara të bujqesise. Skemat e reja të subvencioneve në bujqësi dhe kthimi i vëmendjes së popullsisë drejtinvestimeve në këtë sektor, kanë krijuar modele dhe premisa pozitive të zhvillimit të këtij sektori.
Elementet kyç negative në sistemin bujqësor:
Aksesi i vështirë i prodhimeve dibrane në tregjet kombëtare dhe rajonale është pasojë e mungesës se konkurrueshmërisë me sasi prodhimi dhe kostos se lartë. Kjo kosto rritet nga njësërë faktorësh, si: sipërfaqja e vogël e fermave, rendimenti i ulët, mungesa e subvencioneve mungesa e pikave te grumbullimit dhe ruajtjes, mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve, mungesa e kapaciteteve dhe mbështetjes institucionale për aksesimin e fondeve, etj. Këta faktorëpengojnë dukshëm zhvillimin e bujqësisë.
Mungesa e rajonalizimit te tokes, e modeleve të reja të ekonomisë fermere dhe modeleve te
bashkëpunimit për të dalë në treg e kanë bërë gjithmonë e më të vështirë zhvillimin e këtij
sektori.
Mungesa e markës “Prodhime Dibre” ka shërbyer si mundësi për abuzim dhe spekulim me
imazhin pozitiv të produkteve të Dibrës.
Mungesa e një infrastrukture mbështetëse moderne ka influencuar ne rendimentin e ulët të
prodhimit dhe koston e lartë të tij, duke e bërë kështu jokonkurrues në treg.
Rekomandime për ndërhyrje në sistemin bujqësor:
Te rritet sasia e prodhimit dhe cilësia e tij, duke rritur rendimentin dhe duke e profilizuar:
prodhime të kërkuara nga tregu dhe me normë fitimi të lartë, siç janë pemëtaria dhe blegtoria.
Te nxitet bashkëpunimi mes fermerëve për të krijuar SHBB, grupe prodhuese dhe pika
grumbullimi, të cilat rrisin normën e fitimit dhe shtojnë konkurrueshmërinë ne treg.
Të kërkohet që të fillojë një studim dhe plan veprimi për implementimin e një infrastrukture
bujqësore moderne, si ne ujitje, ashtu edhe në drejtimet e tjera. Kjo praktikë pune ka një ndikim
të drejtpërdrejtë në rendimentin dhe normën e fitimit.
Të punohet për nxjerrjen e certifikatës “Prodhime Dibre”, e cila mbron dhe siguron avantazh
konkurrues të prodhimit vendas.