Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Tiranë/ Pesë automjete përplasen me njëra tjetrën në zonën pranë “Kopshtit Botanik”

Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën pranë “Kopshtit Botanik”.

Është raportuar se pesë automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes, në autostradë është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button