Aktualitet dhe Lajme

Mbante me vete doza kanabisi gati për shitje, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Share

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se gjatë kontrollit fizik 27-vjeçarit Orsion Kolaj, i është gjetur sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua dhe me rastin do të merret Prokuroria e Lezhës.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrolleve që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Shëngjin, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, shtetasit O. K., i dyshuar për shitje të dozave të cannabisit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë të doza të gatshme për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 27 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button