Aktualitet dhe Lajme

Basha premtoi 20 mijë euro për fëmijën e tretë, Meta ul ‘pazarin’: Unë do jap 10 mijë euro, e sigurt fare!

Share

“Sot Shqipëria konsiderohet Kolumbia e Evropës”.

Kështu deklaroi Presidenti i Partisë së Lirië, Ilir Meta në një konferencë për mediet ditën e sotme. Ndërsa i pyetur se pse nuk iu bashkua protestës së opozitës që u zhvillua para Parlamentit ditën e sotme, Meta tha se ka qenë jashtë shtetit.

Meta: Nuk mund të thuhet kurrë se protestat janë një dështim për opozitën. Ato janë zëri i qytetarëve për të dhënë mesazhin e fortë për vendosjen e normalitetit. Unë nuk kam qenë në protestë sepse sapo kam zbritur në aeroport. PL ka qenë dhe do të jetë në çdo protestë qytetare që zëri i tyre të triumfojë. Kryetarit të bashkisë së Tiranës do t’i vijë shumë shpejt dita që ta shohë bashkinë nga jashtë.

Duke u ndalur te 5 prioritetet, Meta tha se programi i tij qeverisës do t’i ofrojë nënave të reja 10 mijë euro për fëmijën e tretë, ndryshe nga Lulzim Basha, i cili disa ditë më parë deklaroi se do t’i jepen 20 mijë euro për fëmijën e tretë çifteve.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button