Tension në ditën e 78-të të protestës, dy grupime përplasen në bulevard

Share

Për të tretën ditë radhazi, protestës në kryeqytet iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës.

Protestuesit kërkuan njëzëri dorëheqjen e klasës politike.

Prej 78 ditësh në shesh, por organizatorët shprehen të bindur se nuk do të ketë tërheqje pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Protesta e 78 në kryeqytet u shoqërua edhe me tensione në bulevard. Dy grupe protestuesish u përplasën në shesh, ndërsa ndërhyn të tjerët për t’i ndarë.

Fjalimet poshtë Kryeministrisë u mbyllën me njoftimin për t’u bashkuar sërish ditën e nesërme, ndërsa nuk mungoi dhe marshimi i përnatshëm në rrugët e kryeqytetit.


Start News

Reklama
Back to top button