Mister vdekja e aktores së njohur Hayden Panettiere, autopsia nuk zbulon shkakun

Share

Mbetet ende mister shkaku i vdekjes së aktores së njohur Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare. Autopsia është kryer, por autoritetet nuk kanë mundur ende të përcaktojnë shkakun dhe mënyrën e vdekjes.

Aktorja e njohur për rolet e saj në “Heroes” dhe “Nashville” u gjet pa ndjenja të dielën në një banesë në Greenville, Karolina e Jugut. Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta rikthyer në jetë, ajo u shpall e vdekur.

Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Greenville konfirmoi se autopsia nuk ka evidentuar shenja traume që të kenë kontribuar në vdekjen e aktores. Megjithatë, për përcaktimin përfundimtar të shkakut të vdekjes nevojiten analiza dhe ekzaminime të mëtejshme.

Sipas autoriteteve, një telefonatë në numrin e emergjencës 911 është bërë rreth orës 13:51, pasi një person i njohur i aktores e kishte gjetur pa ndjenja. Ekipet e emergjencës mbërritën në banesë dhe e gjetën Panettiere në arrest kardiak.


Start News

Reklama
Back to top button