U ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar atje

Share

Një shtetas iranian ka kërkuar azil në Kosovë pas ndalimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku gjatë kontrollit kishte paraqitur një pasaportë belge e cila siç tha, nuk i përkiste atij.

I pyetur nga autoritetet, shtetasi iranian ka pranuar se pasaporta nuk ishte e tij dhe ka deklaruar se nuk kishte me vete dokumente personale. Ai pretendon se ndihej i kërcënuar në Iran.

Drejtori i Qendrës për Azilin, Fitim Zariqi pohoi për Radion Europa e Lirë se “kërkesa për azil është paraqitur tashmë dhe do të shqyrtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

Sipas tij, procedura e shqyrtimit mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për tre muaj të tjerë. Ende nuk dihet nga cili shtet kishte udhëtuar shtetasi iranian drejt Kosovës.


Start News

Reklama
Back to top button