Sot eklipsi total i Diellit, Evropa përgatitet për një spektakël të rrallë astronomik

Share

Bota po përgatitet për një nga fenomenet më të rëndësishme astronomike të viteve të fundit. Më 12 gusht do të ndodhë një eklips i plotë i Diellit, i pari që do të jetë i dukshëm nga Evropa kontinentale pas gati 30 vitesh

Gjatë fenomenit, Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke krijuar një hije të gjatë mbi Tokë dhe duke zhytur për pak minuta në errësirë zonat që do të përshkohen nga hija e eklipsit.

Eklipsi total do të nisë rreth orës 19:08 në pjesën më veriore të Rusisë. Më pas, hija e tij do të kalojë përmes Groenlandës, Islandës dhe Oqeanit Atlantik, për të vijuar drejt veriut të Spanjës dhe një pjese shumë të vogël të Portugalisë, përpara se të përfundojë në Detin Mesdhe.

Në pjesën tjetër të Evropës, në veriperëndim të Afrikës dhe në disa zona të Amerikës së Veriut, fenomeni do të jetë i dukshëm vetëm si eklips i pjesshëm.

Ekspertët rikujtojnë se vëzhgimi i Diellit gjatë një eklipsi mund të shkaktojë dëmtime serioze të syve. Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt pa pajisje të posaçme mbrojtëse. Vetëm gjatë fazës së shkurtër të totalitetit, kur Hëna mbulon plotësisht diskun diellor, vëzhgimi i drejtpërdrejtë është i sigurt. Në të gjitha fazat e tjera nevojiten syze ose filtra të certifikuar për vëzhgimin e eklipseve.


Start News

Reklama
Back to top button