Aktualitet dhe Lajme

Kokalari: Jam e shokuar nga Argita Malltezi, Stalini…!

Share

Evi Kokalari ka mbetur e shokuar nga shprehja që ka shpërndarë Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës.

Në një postim të fundit, Argita Malltezi ka cituar në një postim të saj shprehjen e ish-udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovietik, Joseph Stalin.

Duke qenë se Argita Malltezi ka cituar shprehjen e një ish-udhëheqësi komunist, ajo ka tërhequr vëmendjen e Kokalarit, pasi Sali Berisha njihet si themeluesi i Partisë Demokratike, forcës së parë që drejtoi vendin pas rrëzimit komunist.

“Just WOW – Jam pa fjalë!

Argita Malltezi Berisha ndan kuotën e Joseph Stalin.

“I believe in only one thing, the power of human will.”― Joseph Stalin

Përkthimi: “Unë besoj vetëm tek një gjë: Pushteti i vullnetit njerëzor“”- shkruan Kokalari./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button