Aktualitet dhe Lajme

Emrat/ Kultivuan drogë në pyll, asgjësohen 295 bimë narkotike, vihen në pranga 2 persona në Fier

Share

Në fshatin Peshtan të Fierit, 295 bimë narkotike janë asgjësuar. Në pranga kanë përfunduar Tonin Qalliaj dhe Lintor Ramushaj.

Sakaq, asgjësohen 295 bimë narkotike që ishin kultivuar në tokën e njërit prej të arrestuarve, në fshatin Peshtan.

Sipas informacioneve policore, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., iu gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë.

Fier/Vijon megaoperacioni i koduar “Territor i pastër”.

Finalizohet operacioni i koduar “Peshtani”, goditet 1 tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Asgjësohen 295 bimë narkotike që ishin kultivuar në tokën e njërit prej të arrestuarve, në fshatin Peshtan.

Sekuestrohen 1 armë gjahu që e posedonte po ky shtetas dhe 6 celularë.
Në zbatim të masave të planit operacional “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë finalizuar operacionin “Peshtani”, si rezultat i të cilit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u godit 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike në një zonë pyjore, në fshatin Peshtan, Fier.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit T. Q., 57 vjeç, dhe L. R., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Peshtan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimët narkotike në tokën pronësi të shtetasit T. Q..

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit T. Q., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë gjahu që ai e posedonte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 6 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button