Aktualitet dhe Lajme

Kapen qindra kg kókainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet një shqiptar

Share

Policia greke është duke zhvilluar një operacion policor pas kapjes së 320 kg kokainë në orët e para të mëngjesit në Portin e Pireut. Sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Burimet e deritanishme bëjnë me dije se në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Ky person ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.

Ne vitin 2017 policia greke zbuloi 635 mijë pilula Captagon me vlerë shitje rreth 10 milionë euro si dhe armë. Në operacionin e atëhershëm u arrestuan 2 shqiptarë, 1 turk dhe 1 grek dhe u shpallën në kërkim 1 turk, 1 ish polic grek dhe shtetasi shqiptar i cili u arrestua të enjten për kokainën në Pire.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button