fbpx
Diaspora DibraneGuida dhe guiderHistori dhe TregimeInformacion TuristikPërditshmëriVisit Diber

GJEOGRAFIA E LUGINES SE DRINIT

Sinat, Muhuri, Katër Gryket

Share

Shkrim nga Selman Meziu

Suka e Arrasit – Lugu i Thanxës
Maja e Sukës së Arrasit me lartësi 632 m është një ballkon ku vështrimi përfshinë pothuajse gjithë hapsirat toksore e ujore të Dibrës së Poshtëme, peizazhet fushore e kodrinore të luginës Lindore të Drinit. Shpatet Lindore të vargmalit të Runjës që fshehin prapa gjithë fshatrat dhe relievet e pjësëve malore të krahinës së Muhurit dhe krejtësisht ato të Katër Grykëve.
Në vazhdim kemi shpate lindore me dushkaja dikur të ricunguara që arritën deri në tre metra lartësi e diametër, katër e pesë centimetra të shpateve lindore e jugore që zbresin ëmbëlsisht deri ne tokat lymore të shtratit të dikurshëm të lumit të Drinint të Zi. Rreth viteve ’80 të shekullit të kaluar u hapën toka të reja, duke i shkulur me rrënjë e degë dushkajat në gjysmën e lartësisë të pjesës së sipërme të kësaj kodre.Tani në shekullin e 21 këto peizazhe të hidhura, të shumëvuajtura kanë ndonjë bimësi drunore, shkurrore e barishtore, por fatkeqësisht kanë pamje rrënqethëse. E gjithë kjo hapsirë peizazhistike ka një fytyrë pikëlluese për kalimtarët, studiuesit, ekologët etj.
Nga përroi i Shkallës, fillon ngjitja e butë, por plotë kthesa e ‘’Rrugës së Rinisë,, e cila humb në qafën e kodrës se Armaishtit e cila ndodhet poshtë saj, pothuajse e xhveshur. Nga këtu hapet paparitmas, pamja e fshatit Arras, gryka e Setës, Kodër Leshe e lugina panoramike mahnitëse e Drinit që fillon ngushtimin e dukshëm.
Përroi i sipërpërmendur buron nga shpatet prendimore të Sukes së Arrasit, në një qaf me lartësi 550 m. Vazhdon udhëtimin përbri shpateve me dushkaja të Sukës, duke lënë në krahun e majt fushën e Topjanit atë të Uezës, pastaj atë të Rencit me lartësi 486 m. Kalon rrugën automobilistike, shtrati i të cilit tanima është një kanal që përshkon tokat lymore të Zallit të Sinës, derdhet në Drinin e Zi. Shpatinat e fushës së Rencit zbresin lehtësisht mbi fushën lymore në fjalë, që është tok formimi i prurjeve të Drinit. Të tjera shpate zbresin mbi përroin e Shehut, fusha e Bukës, të veshura të gjitha këto me dushqe shumë të rralla, fierëra e ferrmana. Para tridhejtë vjetësh kanë qenë brezare të mbjellura me drurë frutor, gjelbërues peizazhi e prodhues frutash.
Për të studiuar përroin e Shehut duhet të ngjitemi shpateve të vargmalit të Runjes nga maja e Batafit me lartësi mbi det 1050 m. Në vazhdim maja e Çukut me lartësi 1613 m, kurrizi ndjek, drejtimin verior e takojm majën e Gjatë 1524 m, pra ka filluar zbritja deri në majën 1420 m. Faqet e të cilave janë pothuajse pa lugina të theksuara, por me pjerrësi të mëdhe të veshura me njolla drurësh pyjor, ahe, pothuajse me zhvillim shkurror nga tokat shumë të cekta. Vegjetojn edhe dushqe, lajthi, krekëza, shkoza, panja të ndryshme. Një hapsirë të gjërë shpatesh të tilla, zënë faqet e Batafit me shkëmbin amnor gëlqeror.


Nën lagjen Palpus me lartësi 850 m kemi një burim uji 350 l/orë, i cili bëhet fillesa e një përroi me emrin e mësipërm, Palpus. Ky mbledh në zbritje degëzime prroskash, në të majtë të faqes së vargmaleve të Tallajës, në faqen, prendimore që shikon Sinën, maja më e lartë e së cilës është 950 m. Pastaj merr me vete ujin e një përroi tjetër që fillon nga një burim me 300 l/orë mbi lagjen Loke e cila është e vendosur në lartësine 630 m. Zbret turrshëm posht, duke lanun djathtas faqen e Reskës, majtas lagjen Doke me lartësi 693 m. Duke zbritur, merr emrin perroi i Mëzeze, emërtim i ngulmimit të parë të këtij fisi ardhur nga Klyzyra e Hotit të Shkodres, bën një kthesë të fort duke marrë me vete përroin me emrin fshatit, Sinë e Epërme me lartësi mbi det 647. Ai është formuar nga disa prroska, të shpateve të Runjës. Në vazhdim përroi me brigje të thella e të pjerrëta, lenë djathtas Sinën e Poshtme 569 m lartësi e majtas lagjen Zoke, Gjegje të vendosura 512 m mbi det, Grishqanin me 496 m lartësi, fshat i vitit 1467, sot i zhdukur, ku merr edhe një përrua me të njëjtin emër. Ndan në dysh lagjen Shehri me 427 m lartësi, të fshatit Vajmëdhej e së fundi bashkohet me Drinin.
Përroi i Jonë, fillon udhëtimin e tij, në faqen e majës së Gjurëve në Lindje të Bulaçit, me lartësi 1069 m, zbret rrufeshëm nëpër shpate me dushkaja, duke lanun në të majt Lagjen Shorokan me lartësi 705 m. Me posht bashkohet me përroin e Shehut.


Në vazhdim të shpatinave mbi fshatin buzëdrinas Vajmëdhej me lartësi mbi det veçse 397 m, kemi përroin e Muzhilës, e cila ka një shtrat shume të cekët e të shkurtër, duke patur fillesën nën shpatet e lagjes Shorokan, zbret sertshëm duke lënë djathtas gjithë fshatin Vajmdhej.
Përrenj të vegjël zbresin vrullshëm shpateve të majës së Shkurkut pjesë e vargmalit të Runjës, me lartësi 1884 m, duke marrun me vete kroin e Qurthit i cilin dodhet në lartësinë 1400 m, me një sasi prej 200 l/ore, zbret faqes së vargmalit të Runjës, duke u bashkuar me një degëzim kryesor. Formojn kështu përroin e Zanës që zbret në fshatin Bulaç me lartësi 964 m duke futur në shtratine vet një burim me 289 l/orë. Ky përrua në rrjedhje e sipër bashkohet pranë Gjurit të Plakës në lartësinë 700 m, me një degë që është bashkim i disa përrenjëve të Pyllit të Hurdhave të Shkallës në shpatet e majës së Bushiarit me lartësi 1749 m. Bashkimi i tyre formon përroin e Gjurit te Plakës. Duke zbritur më posht, thirret përroi i Bulaçit nga që vjen nga fshati me të njëjtin emër. Në të djatht kemi gëmadhat e mullirit të Terzie, dhe kodrën e Reçit vend banim i viti 1467, në të djatht kodrën e Mozës vendbanim po i vitit të mësipërm. Kur i afrohet lagjes Rine, të fshatit Fushë – Muhur merr emrin, përroi i Rine. Ndërsa pjesa që bashkohet me ujrat e Drinin duke ndarë në mes fushën e Kalivaçit me lartësi 450 m dhe lene në të majt kodrën Krekëz merr emrin përroi Losën.
Një degëzim mjaft rëndësishëm i lumit Drini i Zi, është përroi Murra. Fillesa e të cilit përbëhet prej tre proskave që fillojnë jetën e tyre me ujë në bokërrimat, nën Qafën e Murrës, ose Pasqafa me kundrejtim lindor. Dy degëzimat e para janë të shkurtër, pasi bashkohen, udhëtojn së bashku, në lartësinë 926 m iu shtohet një tjetër degëz e kaltër. Posht udhës automobilistike Qafë Murrë – Qafë Murrë Manazdre dhe një rezervuari i shtohet një degëzim tjetër, merr një hark, ku takohet me një prroskë tjetër. Në zbritje I vëllazërohet përroi i Balxhakut i cili fillon në shpatet e xhveshura me lartësi 1150 m, i cili në zbritjen e turrshme me një shtrat të ngushtë e të cekët, simotërzohet me një tjetër degë e cila e nis udhëtimin ujë pakët nga burimi i Gjarpërit. Akoma më posht i vijnë në ndihmë për të shtuar sasinë e ujët disa proska që vijnë nga shpatet e lakuriqta prej bimësia që emërtohet Qafa e Zhurit me lartësi 1228 m nga niveli i detit. Ku bashkohen me degën e majt të përroit Murra, në lartësinë 895 m. me brigje të aksidentuara. Udhëton rreth 150 m dhe bashkohet me degëzimin e djatht i cili buron nga Qafa e Kishës në shpatet e pjerrta me drunishte ahu.


Udhetojn sëbashku në një shtrat të vetëm duke mbledhur disa prroska ku e kanë fillesën në pyje, por që 80 % e gjatësisë së shtratit të tyre, udhëton në bokërrima, toka të pjerrëta, me grryerje të shumta. Murra e lenë fshatin Qaf Murrë krejtësisht në krahun e djathte, kuptohet ku si kriter orejentues kemi marrë qëndrimin me fytyre nga burimi i përroit për të përcaktuar krahët e majt e të djathtë. Duke zbritur pëgjatë sipërfaqeve shumë të pjerrëta, të aksidentuara nga grryerjet, përroi i Gjarpërit i cili edhe ai vetë përbëhet prej disa degëzimesh. Ai buron në shpatet me pjerrësi mbi 80 % të Majës së Shullanit me lartësi 1531 m dhe mbi majën e Kumbullës me lartësi 1436 m të cilat i ndan në mes nje lugine ku kalon shtrati i përroit në fjalë. Vazhdon të udhëtoi në një luginë të thellë e të ngushte duke i lënë shtëpitë e fshatit Qafë Murre gjithmone në të djathtën e shtratit të tij i cili formohet rrëzë shpateve të pjerrëta të krahut te majt veshur me pyje dushku në shpate me pjerrësi edhe 70%.
Një tjetër ushqyes i perroit Murra vjen nga krahu i djathtë, emërtohet përroi i Katundit, i cili paksa mbi rrugën automobolistike Peshkopi–Burrel, kemi një prroskë e cila në ngjitjen në këto shpate shumë të pjerrëta të shprishura nga grryerjet, furnizohet nga disa prroska shume të vogla të cilat e lenë Katundin e vjetër të Qafë Murrës I cili është vendosur në lartësinë 900 m, në të djathtë të shtratit të ngusht të Murrës. Zbresim në degëzimin kryesor dhe e ndjekim duke u ngjitur në lartësinë 977 m, ku gjëndet një degëzim që vjen nga krahu i majt dhe po në ketë krah lenë fshatin e sipërpërmendur, merrr një hark ku i shtohen disa gjymtyr të kaltër furnizimi, por me gjatësi, sasi uji e shtretër shumë të vegjël, ngjitet një luginën me shpate shumë të pjerrëta, edhe 85 % , duke u furkëzuar në tre proska në shpatet me pjerrësi gadi humnera, krejtësisht të xhveshura, shkëmbore të malit të Zheles me lartësi 1799 m.

Vazhdojm zbritjen në dy krahët me shpate pyje dushqesh me zhvillim të pakët. Në të djathtë takojm përroine Kedresës, i cili në bashkimin me shtratin ujë përshkues të Murrës në krahun e djathtë kemi disa shtëpi banimi. Sigurisht për të parën herë gjatë udhëtimit tonë me përshkrimin gjeografik nga burimet e saja nën Qafën e Murrës.
Shtrati i Kedresës zbret vrullshem shpateve të pjerrëta ku i bashkohen gjatë udhëtimit shumë degëzime proskash e përrenjësh nga e majta dhe e djathta. Ky e fillon udhëtimin e tij në shpatet e Kotecit të Ramës dhe të një mali tjetër me lartësi 1882 m, takon liqenin e Kolë Madhit. Në zbritje e sipër emërtohet përroi i Skezhëve. Në grykëderdhje ky perrua në krahun e dja- thtë lenë Majën e Bungës me lartësi 1219 m, me shpate shumë të pjerrëta ku vegjetojn mjerueshëm dushqet.
Ndjekim rrjedhjen ujore të përroit të Murrës, e cila pasi takon kryqëzimin e rrugës automobilistike për në fshatin malor Kacni shtrati merr drejtimin Veri-Lindor. Pas 135 m, ndodhet kryqëzimin i rrugës automobilistike për fshatin Lukan. Pas disa metrash kemi urën mbi Murrë, ku rruga merr drejtim prendimor me gjatësi 238, pastaj kthesë e fort duke marrun serish drejtimin Veri-Lindor, në vazhdim realizon gjatësinë e përgjithshme 478 m. Pikërisht këtu shtrihet një kodër e ngritur, me një rrafshinë, ku kanë qenë depot e rezervave të shtetit, para viteve ’90 të shekullit të kaluar, për popullsinë e Kater Grykëve në rastin e dimrave, borë shumtë, bllokues të qarkullimit. Realizohet lartësia e vendit me një emër simbolik, Lunar. Emër ndoshta me prejardhje romake, Lunar-Luna do të thotë Hëna, ku si motra e saj shikohet kur ndodhesh në vendin e emërtuar Qafë Murra, përball është kalaja e Skënderbeut, Stelushi ku stela do të thote yll. Ndërsa shtrati I përroit Murra vazhdon drejtimin Lindor në shpate të xhveshura shumë të pjerrëta duke u bashkuar me përroin e Lukanit.

Ngjitemi shtratit të perroit të Madh, me shpate e sipërfaqet rrethuese krejtësisht djerrina, të grryera, me peizazhe të shëmtuara. Takojm shtëpiat e para të fshatit Kacni në të majt takojm përroin e Verikës. Ky vjen nga shpate shumë të pjerrëta, por me brigje shkëmbore i cili furkëzohet në pesë degë. Në dy të parat kemi lartësinë mbi det 1248 m. Në grykë derdhje kemi shtëpi banimi të cilat e shoqërojn përroin e Kacnisë me emërtimi ri, në krahun e majt për dhjetra kilometra ndjekje shtrat rrjedhjen e tij. Mbi grykëderdhjen e përroit në përshkrim, përball ngrihet Kodëra e Kishës, shpatet e pjerrëta të së ciles janë të veshur me dushqe, lartësia mbi nivelin e detit është 1273 m. Po nga e djathta në ngjitje i bashkohen disa prroska, shtretërit e cekët të të cilave janë vendosur në sipërfaqe shkëmbore shumë të pjerrëta. Ndërsa në krahun e majt i motërzohet përroi i Peshkut i cili në lartësinë 1072 m i bashkohet përrroit në fjalë, një degë tjetër. Më në ngjitje kemi edhe tre motërzime furnizuesish me ujë në shpate shkëmbore, me djerrina në pikënisjen të gjurmëve të rrjedhjeve të këtyre prroskave. Ndërsa ku përroi i Peshkut bashkohet me atë të Kacnisë, kemi një lartësi prej 835 m. Si në anën e majt dhe të djathtë kemi një seri prroskash me shtrat shumë të cekët e të shkurtër që i bashkohen përroit kryesor.


Aty ku realizohet kuota 1062 m, që është bashkimi i dy prroskave të krahut te djathte përfundojn shtëpitë e fshatit Kacni. Në ngjitje përgjatë shtratit kryesor kemi një furnizues tjetër me ujë që është përroii Kungulleshës, disa degëzime të tijë e fillojn shtratin në shpatet e Majës së Kodrës me lartësinë 1581 m që është në të djathtë të degës kryesore. Aty ku mbaron rruga automobilistike që ka ndjekur krahun e majt të përroit të Kacnisë, sipër tijë ngrihet mali i Sharave me lartësi 1287 m.
Duke vazhduar ngjitjen, çfaqet emri i ri i përroit që përshkruam deri më tani i cili emërtohet përroi i Arave ku i bashkohet në mezin e gjatësisë së tij, përroi i Laves i cili ka disa prroska që rrjedhin shpateve të shkallës së Selinjës dhe të një mali me lartësi 1337 m i cili fatkeqësisht është i xhveshur nga bimësia drunore të cilat vegjetojn në pjesën e poshtëme të bredhave, arnenave, pishave të zeza etj.
Zbresim përsëri në shtratin e Murrës krejtësisht gurishtor me skrapatat e shtratin që i është larguar mjaft aksit të rrugës automobolistike Burrel – Peshkopi duke lanun në të majt fshatin Selisht me një lartësi mesatare mbi det 712 m. Në vazhdim i bashkohet përroi me të njëjtin emërtim. Shtrati i të cilit është formuar nga brigje krejtësisht të aksidentuara nga gërryerjet, në gjatësi prej disa kilometrash me formacione shkëmbore gëlqerore. Po kështu shpatet janë shumë të pjerrëta e pothuajse të xhveshura dhe me prroska gjatësi shkurtëra. Ku nga e majta ngrihet kodra e Skermës me lartësi 1348 m. Ndërsa në ngjitje ndodhen burime prroskash në faqen e malit krejtësisht të shkretuar nga bimësia që ka një lartësi 1967 m.
Pellgu ujëmbledhës i përroit Murra edhe me sa përshkruam ka përmasa të stërmëdha, me formacione tokash shkëmbinjësh, bimësie të gjithëfare llojesh, insekte e kafshë të shumta edhe sepse në prerjen vertikale e kemi të shtrira tre zona bimësie. Vazhdojm vëzhgimin gjeografik sipas kriterit të zgjedhur që në fillim të studimit, për pellgun e lumit Drin i Zi dhe ushqyesit e tij perrenj, prroska deri ne fillesën e tyre në maje malesh.
Në të djathtë të përroit Murra, në afërsi të fushës se Vanasve me lartësi 1490 m, poshte Qafasnë krahun Jug – Prendimor, ndodhete fillojn jetën e tyre disa prroska. Në të djatht, në faqet e Runjës e shpatet e Lodrës me pjerrësi shumë të madhe mbi 90%, me shkëmbinj gëlqeror në sipërfaqe, të shoqëruara me bimësi barishtore të zonës Alpine. Duke vazhduar zbritjen në të njëjtin krah kemi burimin e Shemes i cili formon një dgë të përroit Gryka e Lulashit. Lifadhe e vogla qe ndodhen ne dy krahë të udhës këmbsore nezbritje drejt fshatit lukan thirren Lulaç
Kalojm në të majt, ku në zbritje i motërzohen degë proskash të cilat e nisin udhëtimin ujë kaltër bjeshke, në faqet e pjerrëta të malit të Zheles, lartësinë e të cilës e tregojn shifrat 1779 m. Në zbritje në krahun e majt, kemi një udhë këmbësore që shërben si lidhje e fshatit Lukan me Vanasin pyje shumtë, e bjeshkët e Pllaut të Lukanit. Mbi fshatin në fjalë, në krahun e majt ngrihet një mal tjetër me lartësi 1462 m me shpate të pjerrëta e ndonjë degëzim prroskash që lidhen me përroin në vazhdim, në zbritjen e vru- llshme. Ndërsa shpatet e djathta janë krejtësisht të xhveshura e pjerrësi edhe mbi 85% faqet e majta kanë njolla disa hektarëshe me dushkaja të lodhura në vegjetimin e tyre.
Përroi në takimin e parë me shtepiat e fshatit në të djatht, pastaj ato vendosen përgjatë brigjeve të tijë në krahun e majt. Ku takojm edhe Qafën e Lukanjakut si kalim i disa udhëve këmbësore, që e lidhin me Katundin e Vjetër të Qaf Murrës, ku sigurish ky ështe embrion formuesi i fshatit Qafmurrë të sotëm i vendorsur në krahun e djathtë, përgjat shtrat rrjedhjes së Murrës.
Në Qafën në fjalë, pranë shtëpiave të fshatit Lukan, në të majt, ndodhet një burim uji, ku kemi lartësinë mbi det 947 m, i cili sigurisht përdoret si uji i pijshëm dhe për ujitje të arave, kopshtijeve të fshatarëve.
Aty ku fillojn brigjet shkëmbore në form honesh të përroit në përshkrim, tanima me emrin e ri, përroi i Lukanit. I cili zbret rrufeshëm me shtratin shumë të cekët, një përrua përgjatë luginës së Bunjës, me fillesëne tij në shpatet e majës së Runjës 2047 m lartësi, në të djatht lenë Malin e Benës me lartësi 1760 m si dhe faqen e Shaules. Udhëtojm vetëm me mend (sepse ështëi pamundur kalimi në kam) nga maja e Benës vazhdojm në sipërfaqe krejtësisht të xhveshur, rrepira, pastaj shpeteve të një lugine me bimësi shkurrore të rrall, derisa të takojm disa burime me një majë shkëmbore që quhet Livadhet e Llesh, në qafe të tij zbret një udhe këmbsore që lidh krahinën e Muhurit me fshatin Lukan, krahinën e katër Grykëve, Stelushin, Lisin me luginën e lumit Mat. Pikërisht këtu jo më shumë se nje l kilometer nën qQafën e Benës, ndodhet e vetmaja shpellë prehistorike e banueshme ku kemi vizatime të ndryshme. Historia e saj lidhet edhe me toponimin Bena e permendur nga shume historian si fjalë me prejardhje pellazgjike. Fatkeqësisht dëshmite kesaj shpelle janë lënë në harresë nga arkeologët shqiptar.
Përroi me emrin e fshatit Lukan me lartësi mesatare mbi nivelin e detit 943 m, i cili vazhdon me shtëpiat e rralla, në të majt të shtratit të tij, deri kur takon shtratin e përroit Murra gjithnjë në sipërfaqe të pjerrta.
Në lartësinë 1700 m, e ka fillesën një degëzim, përroi që vjen nga relievet shkëmbore dhe të xhveshura të krahut të majt i cili bashkohet përroit në studim. Nga ky bashkim përroi hynë në një shtrat krejtësisht shkëmbor me drejtim Jug-Lindor. Për gjatë tij formohen në pjesën e sipërme të tij, brigja shkëmbore me lartësi nga 134 m, me kulmin në 250 m dhe në fund me lartësi 92 m, në një gjatësi prej 2,6 km. Fatmirësisht duke krijuar peizazhe kureshtëndjellëse, të përshtatshme për alpinizëm të cilat shikohen përgjatë rrugës automobilistike që gjarpëron në shpatin e majt të Murrës.
Në zbritje kemi çarjen e parë të bregut të djatht ku derdhet një përrrua, ndërsa nga e majta më posht hynë përroi i Selishtës. Udhëton shtratit me brigjet shkëmbore horizontalisht me drejtim lindor ku në një bërryl të fort hynë me prurjet e tija modeste, përroi i Shpellës me fillesën e tij në një lendin, ku kemi një burim uji ftohtë, në shpatet prendimore të malit të Kumbullës, me lartësi 1588 m. Një degëzim i këtij përroi vjen nga shpatet që kufizohen nga perëndimi me Kurrizin e Valit. Fillon zbritjen e përroit të Lukanit i bashkuar me atë të Murrës. Vazhdojm zbritjen duke e lanun fshatin Selisht në të majt. Udhëton serish në mes honeve shkëmbore duke u motërzua me atë, disa prroska. Pasi mbaron zbritjen i vjen në ndihm me prurjet e tija ujore, kur bashkohet në lartësinë prej 575 m, përroi i Pratit. Studimin e të cilit do ta bëjmë duke u ngjitur përgjatë shtratit të tij.
Ngjitemi shtratit me ngjyrë të bardhe nga gurë e zhavorre me prejardhje të coptimit të shkëmbinjëve gëlqeror përgjatë udhëtimit të tij, me shpate të veshura me shkurre, shkoze, frashër e ndonjë njoll dushqesh. Takojm rrugën automobilistike Muhur-Selisht në lartësinë 800 në urën e përroit të Pratit. Në ngjitje nga e majta, shtrihen faqet e veshura me gjelbërim ahesh të rrallë e gadi të shkurrëzuar nga shpate 70% pjerrësi, më pak shtresë toke e formuar mbi shkambin amnor gëlqeror. Këtu ngrihet kodra e Gjulalës me lartësi 1348 m. Në të djathtin kemi masive shkëmbinjsh gëlqeror ku përroin në studim e shoqëron rruga automobilistike Selisht – Prat. Lartësinë me të madhe e arrijn në malin shkëmbor kodra e Skremës me lartësi 1278 m. Në vazhdim po në këtë krah kemi shpate edhe me 75% pjerrësi herë të xhveshura me shkëmbinj gëlqeror, herë me pyje ahu të rralla e keqësisht të zhvilluara. Në lartësinë 1130 m zbret vrullshëm nga shpatet shumë të pjerrëta përroi i Gjurasit i cili lenë në të majt një majë mali me lartësi 1426 m. Si dhe pret dy herë një rrugë automobilistike shfrytëzimi pyjesh e cila ngjitet deri në lartësine 1600 m. Disa degëzime të tij fillojn rrjedhjen e tyre në lartësinë 1765 m. Duke u ngjitur djathtas, shtrihen shpate shumë të pjerrëta të majës së Shullanit me lartësinë 1604 m.
Pas jo më shumë se 600 m, gjëndet një degëzim i një rruge tjetër automobilistike që të binjakëzuar me përroin e Gjenamit ngjiten deri në shpatet e malit të Shullanit të Ri me lartësi 1756 m. Furnizohet nga disa degëzime në ngjitje me burime nga këto shpate të pjerrëta, por të veshura me pyje ahu. Në këtë kryqëzim shtrihet livadhi i cili emërtohet Prati (ndoshta edhe ky emërtim romak, Prat do të thotë Livadh), ku kanë qenë ndërtesat, barakat e sektorit të shfryrtëzimit të pyjeve dhe të sektorit pyjor Prat – Selisht. Po përball tij, ngrihet maja e Shullanit me lartësi 1604 m me shpate shkëmbore në fomë honesh pothuajse krejtësisht të xhveshura. Në ngjitje, në karhun lindor ngrihet një kodër e xhveshur me lartësi 1304 m.
Kthehemi në shtratin e përroit Murra i cili vazhdon edhe për 580 m bregut djathtas, i formuar nga hone të frikshme shkëmbore të llojit gëlqeror. Duke zbritur deri në Selishtën Rrabos, ku në të majt takojm grykëderdhjen e përroit të Çezës, dy degëzimet e filimit të shtretërve të tyre i kanë në shpatet veriore të malit të Shullanit me lartësinë 1604 m. Përroi i mësipërm dhe ai i Qurkut e futin në mes lagjen Selisht Rrabos e cila vendoset mbi rrugën automobilistike që në zbritje të shpie te zabelet e Bufullës dhe Ara e Shënkollit. Degëzimin e parë përroi i Qurkut e merr në lartësinë 975 m, ndërsa të tjerat i bashkohen në ngjitjen në shpatet e pjerrëta me ah të majës së Përcëllimës me lartësi 1423 m dhe faqeve të kodrës Humite me lartësi 1519 m të veshura me pyje ahu.
Duke zbritur posht, përmes shpateve shumë të pjerrëta të Rabosit ose edhe Pellës së Madhe, në të djathtë dhe dushkajave të Bufullës në të majt, edhe këto me shpate shumë të pjerrëta. Në vazhdim do të takojm në shtratin e tij Gjurrën e Kumbullës ku pak posht saj, është prita ku fillon Kanali i Ri për uitjen e 140 ha toka buqësore të Krahinës së Muhurit, etj. ndërtuar në vitin 1968. Në të majt do të derdhet në shtratin e Murrës në lartësinë 474 m përroi i Tukreshit i cili ka brigje shkëmbore deri në kryqëzimin me udhën këmbsore Fushë-Muhur Arapi i Epër. Tek lagjia Cane furnizohet me përroin e Heres ku mbi rrugën automobilistike kemi burmin me të njëjtin emër dhe disa varre. Në ngjitje e sipër i motërzohen mjaft prroska me gjatësi shumë të vogla, me prurje uji, vetëm në fund vjeshte, dimër e pranver. Në ngjitje e ndan Arapin e Epër me lartësi 700 m, si fshat në dy pjesë. Pa arritur në Qafën e Shëne Prenes natyrshëm, lenë luginën kryesore, duke u ngjitur shpateve jugore të dushkajave me emrin e ri, përroi Tershum. Degëzimet janë të vendosura nën majën me lartësi 1196 m. Ndërsa fillesat e degëzimeve janë në pyje, ndërsa zbritja e tyre bëhet në bokrrima, të kërcënuara gjithnjë nga gërryerejt e shumta të cilat ndalojn mbirjen e farave e filizërimin e bimëve shkurrore e drunore.
Përroi i Bardhë që vjen nga Qafa e Shtrigave, (krahu i djatht i përroit Murra) me një pjerrësi maramendëse e shtratin krejtësisht shkëmbor, lenë në të majt Malin e Shën Marisë me lartësinë 1164 m, Rrasën e Kuqe, gjithë hone, duke u bashkuar me Murrën sigurisht në shtratin e saj shkëmbor të thellë e të ngusht.
Pasi kalon ish Minierën e Mermerit, nën Lamën e Milloshit dhe ku derdhet përroi i Gjurit të Zi ose me emrin e dytë i Gjurit të Kuq, aty ku bashkohet me Murrën realizon lartësinë 450 m mbi nivelin e detit. Në të djatht kemi masivet shkëmbore të Radit ku ndodhet shpella historike. Ndër të tjera është strehuar patrioti Isuf Karasani. Duke zbritur nën Kepin e Radit kemi pritën (matecën dial. dibran S.M.) ku ka fillesëne saj vija e Zallit e cila ujit tokat bujqësore të Fushë Muhurit. Pas disa qindra metrash kemi pritën me gur e zhavor, ku nis udhëtimin, via e Hoxhe e cila ujit arat e fiseve Kurte, Prençe e Hoxhe. Duke zbritur disa kilometra nën shtëpinë e Tahir Krashit, kemi pritën, ku mblidhet uji për të filluar udhëtimin vija e Mullirit të Shqefe tanima pothuajse i zhdukur.
Përroi i Shqathit me degëzime të ndryshme të të cilit vijnë nga Maja e Runjës së Vogël me 1976 m lartësi. Gjëndet një kurriz i cili vazhdon në zbritje në drejtimin Jugor. Në shpate e tij me kundrejtim Lindor fillojn disa prroska nga maja e Xhybodave me lartësi 1700 m. Formohen kështu në vazhdim, përroi Rreshpja e Shurkut, i cili për shkak të pjerrësise 70 % ka një shtrat shumë të cekët, me taban shkëmbor. Pasi pret rrugën automobilistike Hurdhë-Muhur-Kroi i Zi, zbret 200 m, dhe në kuotën 872 m takon përroin e Lugut të Thatë i cili ushqehet me burimin e kroit të Zi me 200 l/ orë, në lartësinë 1200 m. e cila përbën degën e majt. Ndërsa degëzimi i djathtë pas 300 m ngjitje, ndahet në dy degëzime të cilat në formë furkëze ngjiten shpateve të pjerrta ku fillojn të burojn në lartësinë 1500 m.Duke u ulur faqes së kodrës posht, mbi fshatin Shqath që gjëndet masatarisht në 872 m lartësi, kemi një burim tjetër që sjell mbi sipërfaqe 150 I/orë uji. Kështu të bashkuar formojn një përrua me shtrat të gjerë që zbret ëmbël duke marrë edhe disa përrenj të vegjël, nën fshatin Hurdhë Muhur me lartësi mbi det 850 m, të bërë njësh, zbresin te ish mullirin i fisit Mane, që tanimë i kanë mbetur gërmadhat në zhdukje.
Më pas nga livdhet Shkurake që shtrihen në lartësinë 1049 m,te mali i Shmrisë (Shën Mari, Shmrais dial. S.M) maja e të cilit e ka lartësinë 1138 m, kemi disa përrenj të vegjël të cilët shtrat formimin e tyre e kanë me bokërrime me dushkaja të rralla. Ai më kryesori quhet përroi i Mane me burime nga qafa e Kishës se Shën Maris dhe një degë në qafën e Shtrigave. Ky bashkohet te mulliri i Mane me degëzimin që vjen nga e Djathta e fshatit Shqath me lartësi 788 m. dhe nga e Majta e fshatit Hurdhë-Muhurit Në udhëtim e sipër takojm Gjurrën e Dedë Laçit në shtratin e përrot krejtësisht shkëmb gëlqeror. Në zbritje kemi fillimin e vijes se mullirit të Ballazhit. Në vazhdim bashkohet me përroin e Sheshave, në Livadh të Ballazhit.
me lartësine 586 m. Në të majt lenë Kodrën e Xhutezës me lartësi 839 dhe më posht, majën e Sukës me lartësi 673 m. Ku pikerisht nën këtë kemi fillimin e vijës ujitëse për tokat bujqësore të lagjes Mëzeze e Krrashe. Paksa më posht është prita e vijës së lagjes Leka. Në zbritje lenë në të djatht Lagjen Leka, kodrën e Hutinit krejtësiht shkembore me bimësi të rralle, ndërsa djathtas lagjen Mëzeze dhe Krrashe pastaj bashkohet me përroin Murra, poshtë lugut të visë së Zallit në lartësinë në 423 m, përballë Gjurit të Shmang.
Më posht një përrua tjetër dhe i fundit është përroi i Prrusave. Murra bashkohet me Drinin nën këmbët e kodrës, Shëne Diellit në latësinë 387 m, duke e lënë fshatin Fushë – Muhur me lartësi mbi det 404 m në të djathtë……………………………………
Firence 20.10.2020 Dr. S. Meziu

Back to top button