Komisioni i Ligjeve voton amnistinë penale. Do të përfitojnë ata që dënohen deri më 31 maj të këtij viti

Share

Komisioni i Ligjeve i dhe dritën jeshile Amnistisë Penale, duke shtyrë afatin. Nga 31 dhjetori 2025 që ishte propozuar fillimisht tashmë do të përfitojnë ata që marrin vendimin e dënimit deri më 31 maj të këtij viti.

Referuar variantit fillestar nga amnistia penale do të përfitonin lirim të menjëhershëm 380 persona dhe ulje dënimi afro 900 të burgosur por me zgjatjen e afatit shifrat pritet të ndryshojnë.

Nga amnistia do të përfitojnë të gjithë ata të dënuar që kanë marrë nje vendim të formës së prerë pavarësisht nëse gjykata e ka zbardhur apo jo.

Ndërsa nuk u pranua propozimi i demokratit Ndoja për dënim alternativ për vjedhjet dhe ndërtimet në tokë shtet.

Amnistia parashikon pushimin e procedimit për veprat që dënohen deri në 3 vjet burg. Nuk do të përfitojnë ata që janë subjekt i SPAK-ut ose janë dënuar më vendim të dhënë nga Gjykata e Posaçme. Amnistia penale do ti kalojë për votim seancës plenare të enjten e 18 qershorit.


Start News

Reklama
Back to top button