VIDEO/Aeroplani privat rrëzohet teksa i afrohej aeroportit të Teksasit, ja si shpëtohen pasagjerët

Share

Një avion privat i tipit Cessna 680 Citation Latitude është rrëzuar gjatë afrimit për ulje në Aeroportin Ndërkombëtar të Laredos, në shtetin e Teksasit, më hrët gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Campos në Meksikë dhe ndodhej në fazat e fundit të fluturimit kur ndodhi aksidenti, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e rrëzimit mbërritën shërbimet e emergjencës. Pamjet e publikuara në media tregojnë ekipet e shpëtimit duke thyer dritaren e kabinës së pilotit për të hyrë në avion dhe për të nxjerrë personat që ndodheshin në bord.
Sipas të dhënave të para, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga aksidenti.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të avionit.




Start News

Reklama
Back to top button