Aktualitet dhe Lajme

Dogji 6 automjete në biznesin me qera në Kamëz/ Arrestohet një nga autorët

Share

Një nga autorët e djegies së gjashtë automjeteve në biznesin e makinave me qera në Kamëz është arrestuar nga policica.

Në pranga është vënë Amarildo Saliu. Ai ishte në “arrest shtëpie” dhe në momentin që zjarrvënia ka ndodhur nuk ka qenë në banesë, të cilën e ka pranë vendit të ngjarjes. Saliut i është sekuestruar celulari, por të gjitha materialet i ka fshirë. Si autorë të zjarrvënies dyshohet se janë tre persona, ndërsa po punohet ende për zbardhjen e ngjarjes.

Biznesi ishte hapur para 6 ditësh dhe është në pronësi të Edjon Hoxhës. Ky i fundit në deklaratën e tij për policinë është shprehur se nuk ka asnjë problem dhe konflikte me ndonjë njeri, apo biznes tjetër.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button