Aktualitet dhe Lajme

VIDEO/ “Nëse Berisha do jetë kryetar i PD, unë mbyll karrierën time politike”, kur Bardhi ishte kundër, ndërsa sot kërkon rikthimin e tij në grupin e PD

Share

Pasi Sali Berisha u përjashtua si një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion dhe minim të demokracisë, Gazment Bardhi i cili tashmë është bashkuar me grupimin e Rithemelit kërkon rikthimin e ish kryeministrit në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke harruar të gjithë akuzat dhe deklaratat e dhëna më parë.

“Unë nuk mund të dalë në 2025 dhe ti them qytetarëve shqiptarë që kandidati ynë për kryeministër është Sali Berisha. Nuk e bëj dot këtë”, është shprehur në një intervistë dy vite më parë Bardhi.

“Nëse Berisha do të jetë kryetar i PD-së unë mbyll karrierën time politike”, është një tjetër deklaratë e Gazmend Bardhit./m.j

Shikoni VIDEO Bardhi


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button