LOKALE

Dialekti dhe alegoria dibrane

Share

 

Dibra ben pjese ne grupin e te folures se gegerishtes qendrore1) (Prof,Dr.Jorgi Gjinari, Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj: “Dialektologjia” Tirane-2003). Disa tipare qe e karakterizojne ate jane:
-I-ja e theksuar eshte diftonguar dhe ka dhene ei,ei,ai,oi.Psh.Meir-Mire,Tei-Ti,
-Y-ne ne Diber e gjejme te theksuar me I Psh. Xhims-Gjysem, Dill-Dyll, Munir-Munyr, Krie-Krye etj.
-Bashtingllorja G perdoret GJ psh.Gur-Gjur,Lug-Lugj
-Grupet tj dhe dj nepermjet palatalizimit kane dhene q,gj psh Tjeter-qeter,Djath-gjath, etj.

Per dialektin e Dibres ka shkruajtur Bahri Beci cili jep veqori fonetiko-gramatikore te disa fshatrave te Luznise,Dardhes , Recit, Zerqanit.

1)Prof.Dr. Jorgi Gjinari,Prof.dr.Gjovalin Skurtaj : “Dialektologjia”-Tirane-2003Te folurit alegorikÇ’eshte alegoriaTe folur alegorik ne Diber eshte nje vecori e dialektit lokal, nje stil i vecante, i figurshem e gjuhes popullore. Baza e kesaj specifike jane te ashtuquajturat “mesele”, tregimet alegorike ose te sajuara , qe pas paraqitjes se drejteperdrejte fshehin kuptimin domethenes. Shkurt “i bie pragut te te degjoje dera” Vete fjala alegori-a- vjen nga greqishtja allegoreo-them dicka qe duhet te kuptohet ndryshe.Eshte nje metafore e vazhduar, nje pershkrim ose tregim qe nuk duhet kuptuar fjale per fjale , sic eshte shprehur, mbasi fsheh nje mendim tjeter.Alegoria dibrane eshte krimtari e popullit. Me te jane marre individualitetet me te spikatura, njerez te pashkolluar, por me mendje te mprehte dhe me aftesi krijuese e interpretuese. Alegoria ka lindur ne kushte te caktuara historiko shoqerore. Ajo shpreh nje faze te larte ne zhvillimin intelektual te njeriut. Ka permbushur kerkesat e njerzeve qe nuk jane thjeshte shpirteror.Alegoria ka sjelle nje sere aferash te tjera per te cilat njerzit kishin nevoje. Prandaj eshte cmuar nga populli, ka mbijetuar deri me sot dhe nuk mund te thuhet se e perfundoje misionin e saj.Vlerat e alegorisePra kur pranojme se gjuha ne pergjithesi eshte zhvilluar duke persosur elementet kryesor te gjuhes ekzistuese, pranojme edhe se te folurit e figurshem eshte element kryesor gjuhes, nje mjet komunikimi, por i stilizuar.Nje nga vlerat e alegorise eshte se ajo ka sherbyer si rregullator ne jeten e njerzeve , ka ndikuar pozitivishte ne mardheniet ndermjet tyre. Ne nje mexhelis mundet te rastisin edhe njerez qe kishin konflikt midis tyre. Biseda ishte e gjate dhe duhej te perballohej pa perplasje. Alegorite kishin rolin e vet, ne vend te bisedes te drejteperdrejte, te rendomte qe mund te shpinte ne acarime, u perdor gjeresishte polemika intelektuale e shkalles me te larte.Si forme te vetme te qeverisjes per shume e shume kohe populli kishte kanunin e Lek Dukagjinit i cili ndikonte ne kufizimin e anarkise. Per shkelje te tij jepeshin denime qe tejkalonin shume here masen e fajit te bere. Kanunin nuk e ndante asnje hap nga veprimet e nje shteti te centrelalizuar. Pushteti ne nje shoqeri demokratike, ka prirjen per te dalur jashte kontrollit. Alegoria ndikonte ne zbutjen e kanunit,nxirrte ne plan te pare arsyen dhe jo perdorimin e dhunes.Nje tjeter vlere e saj eshte se ajo beri punen e mjeteve te informimit nje nga funksionet e te cilave , ne nje shoqeri moderne eshte mbykqyrja e qeverise dhe instituticioneve te tjera te fuqishme.Mjetet e informimit kane nje pavaresi te pjesshme dhe nganjehere te plote. Brenda kuadrit te kesaj pavaresie ato prononcohet per zbulimin e se vertetes qe mund te fshihet pas pretendimeve te qeveritareve.Mjetet e informimit krijojne kushtet per debat dhe i ftojne njerzit te marrin pjese ne te. Ne mungese te tyre , kete pune e ka bere me se miri alegoria. Nuk ka problem te rendesishen te shoqerise per te cilin ajo nuk eshte shfaqur . Alegoria eshte dije dhe kulture. Ne kushtet e analfabetizmit te theksuar ajo permbushi mendjet njerzore me nje art te tille te rendesishem, te veshtire dhe te fuqishem.Mungesen e shkolles populli e ka kompesuar me formimin e tij ne odat Dibrane, nje pjese e rendesishme eshte alegoria, qe ua ka mprehur mendjet duke ndikuar ne zhvillimin e arsyjeve.Dibra ka nje kulture te thelle materiale e shpirterore. Albanologet, turistet, udhetaret diplomatet, politikanet, ushtaraket, shkrimtaret etj. qe kane udhetuar apo jetuar ne Diber deshmojne per intelektualitetin e fuqishem te dibranit. PermendimRiginald Hilbert, ushtarak, diplomat, historian anglez,gjate luftes se dyte boterore ka qene ne Diber(Kastriot,Sllove,Maqellare), dhe ka vlersuar maksimalishte karakterin e dibranit.:-“Une-ka vleresuar Hilbert- kam mbaruar universitetin e Oksfordit, por mbarova edhe nje universitet te dyte, ate te Dibres1)…. .”Julian Emery, officer,diplomat, historian anglez ka shkruar: “….kater dite ne Diber me kishin mesuar me shume per thellimin e politikes, se sa te gjithe librat per teorine e kushtetutes dhe ekonomise politike, qe kisha lexuar ne Oksford….2)”Shpesh thuhet se nese nje njeri qe do te arsimohet tamam, le te beje edhe “shkollen e Dibres”, kjo mendesi shprehet edhe ne nje tregim alegorik:“Nje te riu qe kishte kryer nje shkolle fetare ne Turqi diten e shperndarjes se diplomave profesori i thotem meqe ke per te shkue ne Diber,duhet te bajsh ene nje vit ma shume se shoket e tu, prandaj nuk ke per te marre diplomen-. Por djali nguli kembe e tha se e donte diplomen si gjthe te tjeret ene ia dhane.Vjen ky djali ne Diber, dhe rasti e solli te hynte ne nje xhami, ku po falej Bajrami.Hoxha nuk dinte asnje fjale arabisht. Djali po u thonte kete gja te gjitheve qe kishte afer. Hoxha e degjonte dhe po mendohet se si ta hiqte qafe. Ma ne fund tha me ze te nalte:- “Ej xhemat , me ka hi i mallkemi mrena”- dhe tregoi me dore djalin e ri. Xhemati iu leshua djalit dhe sa nuk e bani copa. Djali me pak shpirt doli jashte dhe shpetoi.Atehere iu kujtuen fjalet e profesorit te vet dhe filloi tue shkue neper odat e mexheliset e Dibres per te msue nga populli. Mbas nji viti shkon prap tek ajo xhami dhe gjen po ate hoxhe qe po falte Bajramin me xhematin e vet. Djali tha me za te naltej xhemat, une vij nga Meka. Kam pa shume hoxhallare te mire, po si ky i jueji nuk ka ne faqe te dheut. Me ba me marre nje qime prej mjekres se ketij, shkon gjalle ne xhenet”. Me te degjue keto fjale, xhemati i turret hoxhes dhe ia bani mjekren gjak.”

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button