LOKALEPërditshmëriPersonaliteteSocial Kulturore

Më shumë dashamirës! Nga dibrania “Alketa Makishti

Supër shkrim për kohët që jetojmë

Share

Të jesh dashamirese me nje grua tjeter!
Fjala dashamiresi në shqip eshte magjike do të thote ‘ me dash të miren ‘.
Sa shume ia duam te miren grave qe na rrethojne?
Eshte e veshtire me dasht ate të miren në keto kohe qe jetojme, prej kultures se sotme moderne, prej traumave dhe emocioneve të veshtira qe kemi kaluar, prej inatit të mbledhur brenda nesh dhe të pacliruar, prej nje kulture hipokrite dukje, qe na meson si të shtiremi me mire dhe të flasim pastaj mbrapa shpatullave, sepse skemi kurajo të themi në sy ate qe mendojme. Kultura jone e dashur, e mosperballjes grua me grua , por e prapa shpines, kultura e misherimit të hatermbetjes me nje femer tjeter.
Perse valle ka kaq shume hatermbetje, dashakeqesi, mungese perballje, me nje nene, grua, goce, moter, shoqe, të njohur tjeter ?
A thua se nuk jemi gra te gjitha, sikur nuk ka rrugezgjidhje, sikur jemi ne nje ishull, sikur s’kemi zemer, apo dashamiresi per te njejtat krijesa qe kane të njejtat ceshtje si ty per te zgjidhur !
Sikur ta provojme njehere te shohim pertej xhelozize dhe paragjykimit, mbase zbulojme nje grua fantastike qe keni perkrah dhe nje miqesi të mrekullueshme, të paimagjinuar qe do te vije per ne!
Nese jemi të hapura dhe të perulura si dikur si gjyshet tona, qe ndanin cdo gje kishin pa kerkuar asgje mbrapsht. Por me zemer të hapur, ato ndanin cfare kishin mundesi, me shoqet, komshiet dhe grate e fisit.
Risjell ne mendje nder kujtime femijerie tek trokiste dera, gjyshja hapte porten dhe degjoja zerin e komshies qe kerkonte pak kripe, sheqer, limontos, ashtu thjeshte ndanin me njera tjetren embelsi. Benin bakllavate e njera tjetres me dashamiresi. Nena i kishte duart e arta dhe ushqente me gurabie pervec nesh dhe grate shtatzane te pallatit, fati tyre ne te njejtin kat.
Me vine ne mendje urimet e gjysheve, qofsh mire, embelsi paci, e embel qofsh perhere, te prifte e mira, gjumin e embel!
Sa shpejt i harruam keto?

Sot te jesh grua shqiptare eshte te jesh kurriz me kurriz me nje grua tjeter!

Sot te jesh grua shqiptare eshte te jesh armiqesore dhe e eger ne kete realitet grash mbizoteruese!

Sot te jesh grua shqiptare eshte jashtemode, sepse duhet te vine e te na trajnojne grate e botes se si te sillemi, hame, perndritemi, menaxhojme veten!

Sot, tradita jone shpirterore dhe ritualet tona si gra shqiptare, kaq te vjetra dhe orgjinale, jane zevendesuar plotesisht dhe pa lemne gjurme me kultura orientale shume te largeta, qe te gjitha ne kemi vrapuar ti perqafojme se mos na ndreqin ndonje gje me shpirtin dhe veten!

Gje e cila eshte nje vlere e shtuar dhe mireberese, por perse si gra skemi kerkuar te pershtasim keto kultura me autenticitetin tone dhe identitetin tone, por i kemi lene te na asimilojne gjithesisht indentietiin?

Por valle ne kemi kerkuar ne traditen tone, ne ritualet tona sheruese, qe ti bashkangjisim me traditat e tjera pastaj te perqafojme perendimin, perfshire dhe mua!?

Sot, te jesh grua duhet te jesh me se sben powerful/ empowered!

Sot, nje grua shqiptare gjenuine eshte e humbur ne kete realitet shumebotesh pa indentitet, duhet te mesoj te gjeje veten sepse ska rruge tjeter!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button