Aktualitet dhe Lajme
Greqi/ Kapen 320 kg kokainë në portin e Pireut të fshehur në një konteiner me karkaleca, destinacion ishte Durrësi, në pranga 2 grekë dhe 2 shqiptarë
Policia greke ka goditur një rrjet droge në Portin e Pireut, duke lokalizuar një konteiner me karkaleca deti në të cilin ishte fshehur 320 kg kokainë.
Brenda kontejnerit që kishte ardhur nga Amerika Latine, konkretishte e nisur nga Kolumbia, ishin karkalecat e ngrira dhe droga.
Destinacioni përfundimtar i kontejnerit ishte Shqipëria ku do të bëhej shpërndarja, në Evropën Qendrore dhe Veriore.
Deri më tani sipas mediave greke janë arrestuar 2 shqiptarë dhe 2 grekë.
Njëri nga shqiptarët ishte në arrati që prej 2017, pasi ishte akuzuar për prodhim pilulash Captagon, të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme (tabletat quhen edhe “droga e xhihadistëve”).
Lajmi në përditësim…