Aktualitet dhe Lajme

Vijojnë tensionet para Kuvendit: Jemi luanë të Sali Berishës, shkojmë gjithmonë përpara, policia përgjigjet me spraj lotsjellës

Share

Vazhdon protesta e opozitës përpara parlamentit, teksa tashmë ka edhe tensione. Janë shtuar tensionet përpara parlamentit.

Protestuesit janë përpjekur që të shtyjnë kordonin policor, por kanë ndeshur në rezistencën e efektivëve. Protestuesit dhe policia janë përplasur disa herë me njëri-tjetrin.

Protestuesit kanë tentuar edhe të çajnë gardhin policor përpara Kuvendit.

“Shtyni. Jemi luanë të Sali Berishës, shkojmë gjithmonë përpara”, thanë protestuesit ndër të tjera.

Ndërsa, protestuesit u përpoqën të çajnë gardhin, policia është përgjigjur me spraj lotsjellës. Ndërsa jashtë Kuvendit protestohet, në parlament vijon seanca plenare.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button