Aktualitet dhe Lajme

U largua drejt Greqisë, ky është autori i dyshuar i vrasjes në Dhërmi

Share

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 43-vjeçari Gerald Shehu, autor i dyshuar i vrasjes së receppsionistit në Dhërmi, Eraldo Nevruzi. Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar ku për arsye ende të paqarta Shehu dyshohet se ka vrarë Nevruzin me armë zjarri. Pas krimit Shehu është arratisur drejt Greqisë. Policia ka nisur hetimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërkohë mësohet se janë shoqëruar në polici 29 persona për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit. Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas. Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button