PërditshmëriPolitikëShqipëria

Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë, Rama publikon raketat dhe konfirmon datat (VIDEO)

Share

Kryeminisiri Edi Rama pak minuta më parë ka publikuar një video në rrjetin social “facebook” ku thotë se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të lëshohen në orbitë në Mars dhe në Qershor.

Në videon e publikuar nga Rama shihen pamjet se e lëshimit të Spacex Falcon 9, që u bë në qershor.

“Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.” dëgjohet të thotë Rama

Pjesë nga biseda:

Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?
-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Rama: Super
-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.
-Po, zotëri /albeu.com

 

Një kafe nga ju!

Back to top button