Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikë

Rama: Shumë shpejt, paga minimale do të jetë 40 mijë lekë

Share

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit sa një pagë minimale e përmuajshme, ku përfitojnë ata që kanë arritur rezultate maksimale në shkollë apo në olimpiada ndërkombëtare dhe ata që kanë zgjedhur një nga programet e shpallura prioritet kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te paga minimale ku tha se për disa javë do të bëhet 40 mijë lekë të rinj.

“Dua t’ju them një sekret se jemi këtu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju përpara fjalëve të tjera të rastit që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë. Kur them shumë shpejt domehtënë cështje javësh dhe do të aplikohet për të gjithë. Nuk duam të kemi pagë më të ulët se 40 mijë lekë qoftë në sektorin publik, qoftë edhe atë privat.

Nëse bëmë një përpjekje për të mbështetur 1 milionë shqiptarë nga pensionistët deri te grupet në nevojë, mbeti pa u adresuar pjesa e atyre që kontribuojnë në sektorin privat dhe besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne, qeveria me një mekanizëm që jemi duke përfunduar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë lekë”, tha Rama.

Source link

Një kafe nga ju!

Back to top button