Dibra MarketingGjej ProfesionistëPërditshmëriReklame

“NC ESPANSI ALBANIA” ofron punë me paga të mira në Peshkopi e Maqellarë

Share

“NC ESPANSI ALBANIA”

Njoftim per vende te lira pune:

NC Espansi Albania sh.p.k. ofron vende te lira pune per femra ne pozicionin: rrobaqepese.

Koha normale ditore e punes eshte 8-ore. Dita e diel eshte pushim. Paga neto eshte 42’000
leke te reja. Kompania mbulon sigurimet shoqerore dhe shendetesore. Preferohen mosha
te reja nga 18-40 vjec. Pranohen edhe pa eksperience. Mbulohet transporti. Punonjeset do
te trajnohen ne ditet e para dhe do te kalojne nje periudhe prove deri ne 2 jave. Cdo person
duhet te fokusohet te cilesia dhe sasia e produkteve sipas udhezimeve qe do te marrin.

NC ESPANSI ALBANIA shpk
NIPT: L36812701A
Adresa: Rruga Maqellare-Dogana Bllate,
Nr.tel: 0686059731 & 0676600660

Kush jemi dhe cfare prodhojme:

Prodhimi i timonave, sediljeve, kokave të marshit & aksesorëve të ndryshëm

Ne jemi përkushtuar çdo ditë të ndërtojmë dhe mbajmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke qenë afër kërkesave të tyre gjithmonë në kohë dhe të sigurojmë produkte dhe shërbime që do ti tejkalojnë pritjet e klientëve tanë

Kompania

 NC Espansi Albania shpk me NIPT L36812701A e themeluar më 12.06.2013 ka si objekt aktiviteti prodhimin për eksport të pjesëve apo aksesorëve të ndryshme të tapicerive për industrine automotive . Produktet kryesore jane : timona , sedilje , koka marrshi , etj . Kompania e kryen veprimtarinë e saj përmes importit të të gjithë lëndëve të para të nevojshme për prodhim nga Italia dhe eksportit 100% të produkteve të gatshme drejt Italisë.

Procesi i përpunimit në kompanine tonë përfshin: shkumimin me poliuretan (procesi bazë i prodhimit), prerjen dhe qepjen e lëkurës dhe pëlhurës , veshjen dhe qepjen e produktit me pëlhurë dhe lëkurë, montimin e pjesëve ose aksesorëve të ndryshëm , kontrollin e cilësisë dhe paketimin e produkteve të gatshme . Të gjithë artikujt  e kompanisë tonë janë të nënkontraktuara dhe kanë destinacion përfundimtar eksportin . Nga viti në vit kemi arritur të përmirësojmë cilësinë në nivelin sa kthimi i produkteve jocilësore është një rast shumë i rrallë .

Kompania me përdorimin e pajisjeve të veçanta  dhe stafit të trajnuar do të jetë në gjendje të optimizojë cilësinë e prodhimit dhe te arrijë kënaqësinë maksimale të klientit .

Ne jemi përkushtuar cdo ditë të ndërtojmë dhe mbajmë relata afatgjata me klientët tanë duke qenë afër kërkesave të tyre dhe duke respektuar afatet kohore. Ne jemi të përkushtuar që të sigurojmë produkte dhe shërbime që do ti tejkalojnë të gjitha pritjet e klientëve tanë.

Personeli ynë

 Ne jemi gjithmonë në kërkim të individëve me përvojë, teknikë , personel veçanërisht me një pasion të madh dhe me aftësi profesionalizmi gjatë punës me stres të lartë. Aktualisht në kompaninë tonë janë të punësuar rreth 50 punonjës të cilëve ju sigurohen  paga të kënaqshme sipas profilit të punës.

Në fillim të hapjes së biznesit ishin të punësuar vetëm 5 punëtorë dhe deri më sot numri i të punësuarve ka arritur deri në 50. Zgjerimi i biznesit tonë ka të bëjë me rritjen e kërkesave të konsumatorëve ndaj shërbimeve tona. Sigurisht qe ky zgjerim ka disa avantazhe. Synojmë që aktualisht numri i të punësuarve të arrijë në 70 dhe deri në fund të vitit të ardhshëm të arrijë deri në 200 të tillë. Rritja e numrit të të punësuarve çon në mirëqenie ekonomike si dhe rritje të ekonomisë së zonës.

Misioni dhe vizioni

Kompania ka mision të ndërtojë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke ofruar produkte dhe shërbime risi, inovative dhe kreative , me teknologji të përparuar dhe me cilësi të lartë .

Vizioni i kompanisë është ofrimi i produkteve dhe shërbimeve cilësore dhe avantgarde që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë dhe garantimi i një niveli të lartë fleksibiliteti .

Objektivat
-Në vitin e ardhshëm planifikojmë të rrisim shitjet deri në 40 % .
-Pas një viti mund të kthejmë investimin , pastaj do të tentojmë sërish zgjerimin , rritjen e   kapacitetit prodhues , rritjen e numrit të burimeve njerëzore dhe rritjen e modeleve të produkteve .
-Rritja e prodhimit dhe shitjeve do të reflektohet me rritje të vendeve të punës, kushteve të punës, pagave të punonjësve , kontributeve shoqërore dhe shëndetësore , taksave etj .

NC ESPANSI ALBANIA shpk
NIPT: L36812701A
Adresa: Rruga Maqellare-Dogana Bllate,
Nr.tel: 0686059731 & 0676600660

Adresa ne google map:

Back to top button