Aktualitet dhe Lajme

Rama dhuron gjak dhe apelon: Ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për…

Share

Kreu i qeverisë Edi Rama, së bashku me stafin e kryeministrisë janë bërë pjesë në nismën për dhurimin e gjakut.

Kreu i qeverisë, pasi dha gjak, u shpreh se dhurimi i gjakut është jo vetëm ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për ata që e japin.

“Përveç ndihmë për ata që kanë nevojë është dhe ndihmë për trupin e dhuruesit”.

Ai ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është 0 NEGATIV.

Gjatë dhënies së gjakut, duke diskutuar me përfaqësuesit e Qendrës së Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.

“E kemi traditë që nga bashkia, pjesa që janë këtu e dinë dhurojmë çdo vit. Ne ccdo vit rigjenerohemi duke dhënë gjak. Ndihmë jetike për ata që kanë nevojë dhe ripërtëritëse për ata që e japin. Dhuratë ripërtëritëse. Me dhënien e gjakut organizmi fiton energji të re, dhe shtyhet plakja. Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, po edhe ripërtërin organizmin e ve”, tha ai.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button