fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi/ Mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu

Share

Kjo javë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte. Sipas MeteoAlb, si pasojë e prezencës së lartë të lagështirës në ajër: Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriore dhe ato qendrore, ndërsa pjesa më e madhe e jugut do të jetë i kthjellët.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të dukshëm të vranësirave duke i zhvendosur ato vetëm në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehte, por herë pas – here deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h.

Kosova

Përgjatë gjithë të ditës republika e Kosovës; do të jetë me vranësira të shpeshta. Ato do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: ku më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë.

Herë pas here do të ketë intervale të shkurta me kthjellime. Parashikohet që pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare.

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të RMV. ; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

 



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button