fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Parashikimi i motit 27 Maj 2024, vranësira dhe reshje shiu

Share

Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante më të theksuara në zonat veriore dhe ato qendrore, ndërsa pjesa më e madhe e jugut do të jetë i kthjellët.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin dobësim të dukshëm të vranësirave, duke i zhvendosur ato vetëm në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen sërish maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C, deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehte, por herë pas here deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor,  kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button