Aktualitet dhe Lajme

“Nuk e di nëse ka vdekur”, 18-vjeçarja rrëfen si e mori vesh që babai i saj kishte vrarë përdh*nuesin

Share

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares shqiptare para policisë greke, e cila ka rrëfyer gjithë historinë e dhimbshme të jetës së saj, ku për vite me radhë ishte abuzuar seksualisht nga vëllai i njerkës së saj.

Në dëshminë e saj 18-vjeçarja ka rrëfyer edhe momentin kur kuptoii se babai i saj e kishte vrarë përdhunuesin, pasi kishte mësuar gjithçka.

Ajo tha se në momentin e parë as babai nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, pasi i kishte thënë vetëm që e godita por nuk e di nëse ka vdekur apo jo.

“E godita, nuk e di nëse ka vdekur”. Nuk më tha se kush por e kuptova se kë donte të thoshte. Pata një sulm paniku. Nuk mbaj mend shumë. Mbaj mend që babai im ka marrë Policinë dhe i thotë “kam goditur dikë, është makinë e argjendtë, nuk e di nëse ka vdekur apo është gjallë”. Për 10 minuta do vij të dorëzohem”, është shprehur vajza.

Vajza tha se dhunimi i fundit ndodhi dy muaj më parë në një shtëpi në Volos .

“Më duhej ta takoja sepse më thoshte se nëse nuk e takoja, do të dërgonte një video që kishte në celular me mua dhe atë. Hyra në makinën e tij dhe në një moment dola nga ajo sepse ndjeva se nuk doja të kisha kontakt të ngushtë me të. I kërkova të mos më shqetësonte më dhe më tha “ok, kjo do të jetë hera e fundit”, ka dëshmuar 18-vjeçarja.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button