Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriPolitikë

Apeli merr vendimin/ Rrëzohet Rithemelimi

Share

TIRANË– Gjykata e Apelit mori vendimin pas më shumë se tri orësh që ishin tërhequr, në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Ajo vendosi të rrëzojë “Rithemelimin” e Sali Berishës dhe ta cojë çështjen për rigjykikm në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Seanca në Apel nisi në orën 11:00 të paradites, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.

Grupi i Enkelejd Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësuesit e Sali Berishës ishte Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

Avokati i grupit të Alibeajt, Rezart Kthupi, tha për mediat se me këtë vendim është zhbërë vendimi i Zhukrit, që njohu Kuvendin e 11 dhjetori të 2021.

“Vendimi Zhukri nuk ekziston më.  Pse merreni me selinë. Sot vendimi Zhukri u zhbë dhe mund ta mbyllim diskutimin këtu. Kryetari i Partisë Demokratike është ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj”, tha ai.

Ky vendim, do të thotë se Sali Berisha mbetet pa vulën e partisë, në kohën kur kanë mbetur pak ditë për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe kjo e drejtë tashmë i përket Alibeajt/n.m.abcnews.al

Back to top button