fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Lum ti që ike, mjerë ne që mbetëm

Share

Nga Edison Ypi

Gerti Bogdani, deputeti më serioz që kemi pasur, ishte një fisnik në gen, një aristokrat i lindur, një mendimtar i heshtur, një politikan i përmbajtur.

Gerti Bogdani nuk foli kurrë një fjalë kot, nuk shqiptoi kurrë një broçkull, nuk bëri kurrë një veprim të pamatur.

I thjeshtë nga jashtë, i sofistikuar nga brenda, Gerti Bogdani ishte në të njëjtën masë konfident edhe me Jetën edhe me Vdekjen, hynte e dilte pa teklif sa te njëra te tjetra, me brengën e përherëshme në sy e në zemër të njeriut super të ndjeshëm të cilin më së shumti e brengosin egërsia e botës dhe ashpërsia e jetës.

Lamtumirë Gert.

Lum Ti që ike.

Mjerë ne që mbetëm.


Huazuar nga skaproblem.al

Back to top button