
Një burrë, për të provuar se sa besnike e kishte gruan, një ditë pret një dash dhe e gropos në arën e vet. Këtë ndodhi ia tregon gruas se gjoja ka vra një njeri dhe e ka varrosur në arë.
Mos trego! – e porositi gruan, – se vetëm ne të dy e dimë.
Pas ca kohësh, burrë e grua u grindën keq. Problemi shkoi deri në ndarje. Punët u acaruan tepër.
Gruaja, një mëngjes, merr rrugën drejt qytetit dhe fill e në Degën e Brendshme kallëzon se i shoqi ka vra një njeri.
Unë di dhe ku e ka varrosë, – u tha gruaja policëve.
Ata nuk e zgjatën, por para gruas vrapuan në shtëpi dhe arrestuan “kriminelin”.
Hajde, na trego se ku e ke varrosur viktimën! – i thoshin policët.
Ashtu siç ishte i lidhun, i çon policët tek ara. Në gërmim e sipër, u zbulua dashi.
Po kjo çfarë asht? – pyetën policët.
– Kjo asht besa e grues…