fbpx
Agjensi turistikeCampingjeGuida dhe guiderInformacion TuristikPërditshmëriPeshkopiRajoniVisit Diber

Zhvillimi i turizmit të çiklizmit malor në Dibër

Së shpejti në Diber

Share

Zhvillimi i turizmit të çiklizmit malor, një tjetër mundësi për bashkinë e Dibrës.

Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale – ALCDF është një organizatë që operon në nivel kombëtar e themeluar nga një grup organizatash me fokus dhe interes të bazuar në zonat rurale të Shqipërisë.
Një ndër katër sektorët ku ajo është e fokusuar është Turizmi. Përgjatë tre viteve 2017-2020 nën mbështetjen financiare të USAID dhe Ambasadës Suedeze në Shqipëri, ALCDF arriti të përmbushë me sukses projektin D2T: Dibra –Turizëm & Traditë.
Vlerave të trashëguara nga projekti i mëparshëm si dhe përmbushjes së prioriteteve të zhvillimit të turizmit në Bashkinë e Dibrës i shtohet edhe një projekt tjetër shumë i veçantë për nga natyra që ka të bëjë me “Ciklizmin ndërkufitar: Një turizëm i aventurës i një tjetër niveli në bashkitë Mavrovë-Rostushe në Maqedoninë e Veriut dhe bashkinë Dibër në Shqipëri”.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian i përfaqësuar nga Delegacioni Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Projekti në fjalë është një ndër projektet e përfituara për dy vendet në kuadër të Programit ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë nën Instrumentin e Ndihmës së Para-aderimit (IPA II) për vitin 2016 & 2017
Ky projekt po zbatohet nga:

• Fondacioni Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF – Lider i projektit)
• Shoqata për Eksplorim Aktiv të Turizmit 2018, Ohër
• Këshilli i Qarkut Dibër
• Komuna e Mavrovës dhe Rostushës

Nëpërmjet këtij projekti synohet të përfshihen të gjithë llojet e ofruesve të shërbimeve të turizmit në të dy vendet, Turistët vendas dhe të huaj të angazhuar në aktivitete aventureske në rajonin ndërkufitar Mavrovë-Rostushe dhe Dibër; komunitetet lokale me objektet e tyre si (akomodimi, restorante, dyqane suveniresh, supermarkete dhe dyqane të vogla, pika informacioni dhe dyqane me produkte shtëpiake) nga rajoni ndërkufitar Mavrovë-Rostushe dhe Dibër; Bizneset Lokale.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është zhvillimi ekonomik i mëtejshëm i sektorit të turizmit të aventurës në zonën ndëkufitare ndërmjet Mavrovë-Rostushe dhe Dibër duke krijuar produkte të reja aktive dhe duke rritur numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj.
Objektivat specifikë të projektit janë:

1. Të rritet numri i vendeve të punës për banorët e rajonit Mavrovë-Rostushe dhe Dibër përmes shërbimeve / produkteve të përmirësuara turistike;
2. Të krijohen mundësi biznesi për ofruesit e shërbimeve dhe operatorët e turizmit nga të dy vendet;
3. Të promovohet rajoni ndërkufitar Mavrovë-Rostushe dhe Dibër si një destinacion aventure për turizëm aktiv.

Projekti synon zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit në zonën e projektit përmes përmbushjes së rezultateve vijuese:

• Mundësitë e përmirësuara ekonomike përmes krijimit të vendeve të punës për banorët e Mavrovë-Rostushe dhe Dibrër;
• Infrastrukturë e përmirësuar për zhvillimin e turizmit të aventurës në zonën e projektit Mavrovë-Rostushe dhe Dibër;
• Mundësitë e përmirësuara të biznesit në turizmin lokal;
• Promovimi i përmirësuar i rajonit ndërkufitar Mavrovë-Rostushe dhe Dibër si NJË destinacion i turizmit të aventurës

Nëpërmjet këtij projekti do të bëhet e mundur që të përfitojnë:

• Minimumi 12 giuda lokale (11 burra dhe 1 grua) të trajnuar, dhe
• Rreth 100 operatorë të përfshirë (agro-prodhues, pronarë të hoteleve, taksi – 60 gra dhe 40 burra)
• 40 kilometra shtigje të reja ose të rehabilituara të biçikletave;
• Do të instalohen 120 markime dhe 40 tabela informacioni
• Rinovimi i 2 qendrave per informimin e vizitorëve
• Numri i shtëpive pritëse do të rritet me minimum 25 të shtëpive pritëse, ose të ofruesve vendorë turistikë
• Do të realizohen 2 harta turistike (si rajon dhe si produkt)
• 5 panaire të realizuara (3 kombëtare dhe 2 ndërkombëtare
• 60% e popullsisë lokale do të marrin pjesë në aktivitetet informuese dhe studimore të projektit si dhe janë të vetëdijshëm për potencialin turistik të rajonit.

Kohëzgjatja e projektit: 30 muaj (1 janar 2020 – 30 qershor 2022)
Buxheti: 677,729.00 €; Kontributi i BE-së: 576,069.00 € (85%); Përqindja e kontributit të BE-së: 85%

Mos e mbaj bicikletën në ballkon, por dil me të se të shëron …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button