Aktualitet dhe Lajme

Ernest Muçi ‘sinjal’ Sylvinhos: Çdo lojtar do formacionin titullar, por sakrifikojmë për të mirën e Kombëtares

Share

Ernest Muçi foli për Supersport pas fitores 3-0 në miqësore ndaj Lihtenshtejn.

Talenti kuqezi ishte autor i golit të fundit dhe u shpreh mjaft i kënaqur për rezultatin dhe lojën e zhvilluar.

“Ndihem shumë mirë, edhe te Besiktas edhe këtu. Jam i lumtur që shënova e të luaj. Ishte një test i mirë për ne dhe shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Të përgatitemi për ndeshjet e Europianit.

Pozicioni? Unë luaj majtas ose mbrapa sulmuesit.

Çdo lojtar ka egon e tij të jetë titullar. është Kombëtare, të gjithë duhet të sakrifikojnë. Nëse trajneri thotë në stol apo tribunë, duhet ta bësh. Rëndësi ka të marrim rezultate siç i kemi marë. Por, normal që egoja e një lojtari do që të luaj nga fillimi”, tha Muçi.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button