
Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar në ditët në vijim, për shkak të përkeqësimit të motit.
ARRSH thotë se në vend do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë si dhe reshje bore në zonat malore.
Njoftimi i plotë i ARRSH:
Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare.
Apel për drejtuesit e mjeteve:
* Tregoni kujdes të shtuar gjatë udhëtimit.
* Reduktoni shpejtësinë.
* Respektoni sinjalistikën rrugore.
* Kontrolloni gjendjen teknike të automjetit përpara nisjes, si dhe pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në akset malore.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve!
Start News
