fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Argita Malltezi sulmon kreun e SPAK: Pse bashkohem me babain tim kur e quan Altin Dumanin bandit

Share

Vajza e Ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, është shprehur se bashkohet me të atin kur ai e quan kreun e SPAK, Altin Dumanin, bandit dhe kriminel.

Komentet Malltezi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhilli” në Euronews Albania, ku tha se Dumani duhet të japë llogari para ligjit dhe shqiptarëve për një sërë çështjesh të rëndësishme që nuk i ka hetuar siç duhet.

Malltezi tha se Dumani po pengon hetimet për dosjet 184 dhe 339, inceneratorët dhe dosjen ‘Metamorfoza’, vetëm e vetëm që të shpëtojë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Unë besoj te ligji, unë besoj se njerëzit zhgënjehen nga aplikimi i gabuar me dashje i ligjit. Ligji në vetvete nuk ka faj, janë njerëzit që kanë faj. Kërkohet sensibilizim i të gjithë votuesve për dramën që troket në dyer e shqiptarëve në forma nga më të ndryshmet. Dhunimi i opozitës është një nga aspektet. Tjetri është narkoshteti, zhdukja e munësive të konkurrencës së lirë në treg, e kështu me radhë.

Klubi Partizani ka filluar në 2020 me kallëzim të rremë të Taulant Ballës. Nuk ka qenë Dumani atëherë. Dumani duhet të japë llogari para shqiptarëve dhe ligjit, për një sërë problemesh që lidhen për mbarëvajtjen jo thjeshtë të drejtësisë, por të interesave jetike të vendit që janë dhunuar. Dosjet 184 dhe 339 e Shijakut janë duke bërë ping-pong që të mos hetohen, vetëm e vetëm që të mos hetohet Rama.

Metamorfoza e famshme ka ardhue me 2 komponentë, njëra me bisedat e krimit me njëri-tjetrin dhe tjetri ka qenë krimi elektoral. Kur ka ardhur dosja, të gjithë zyrtarët e lartë kanë pasur një tërmet, përsa i përket zbulimit të mesazheve më njëri-tjetrin. Marrim inceneratorët, të tre dosjet e opozitës, të treja për grup të strukturuar kriminal. Dumani tha ashtu kanë ardhur dosjet, jo për grup kriminal”, tha Malltezi./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button