Aktualitet dhe Lajme

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Librazhd, viktima 18 vjeç, tre shokët e tij të plagosur rëndë

Share

Dorian Belba, vetëm 18 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, 4 shkurt, në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”.

Adoleshenti po udhëtonte së bashku me tre të rinjt, kur makina e drejtuar nga Meglin Zeneli, 21 vjeç, ka dalë nga rruga.

Siç shihet në pamjet nga vendi i ngjarjes, makina është shkatërruar plotësisht.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesi i mjetit, Zeneli si dhe dy të rinj të tjerë që ndodheshin në makinë, Gerald Verçani dhe Janikos Jorgo.

Tre të lënduarit janë transportuar  për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë tragjik brenda pak orësh.

Rreth orës 17:30 një tjetër aksident tragjik u shënua në fshatin Belorta, në Korçë.

Dy automjete u përplasën kokë më kohë dhe  36 vjeçari Elvis Mizaku ndërro jetë rrugës për në spital. Ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të lënduar dhe sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën.

albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button