Aktualitet dhe Lajme

FOTO/ Ishulli më i çuditshëm në botë, 1 mijë njerëz jetojnë në 2 mijë metra katror tokë, farmacitë ngjitur me shtëpitë publike

Share

Ishulli Migingo, banohet nga afërsisht 1,000 njerëz, shtëpitë e të cilëve ndodhen në afërsisht 2,000 metra katrorë.

Këta janë kryesisht peshkatarë që kapin dhe shesin purtekën e çmuar të Nilit, e cila në të njëjtën kohë simbolizon burimin dhe mallkimin e madh të liqenit Victoria.

Duke jetuar në ishull, territori i të cilit pretendohet si nga Uganda ashtu dhe dhe Kenia, mijëra banorë të lumtur të Migingo kursejnë karburant dhe jetojnë kryesisht në vendin e punës.

Burrat dalin në det me kanoe çdo ditë dhe gratë merren me jetën e përditshme në fshatin e dendur ishullor.

Ishulli Migingo as nuk ekzistonte deri në fillim të viteve 1990, kur ujërat e Liqenit Viktoria filluan të tërhiqen.

Megjithëse peshkatari nga Uganda Joseph Nsubuga mbetet koloni më i hershëm i regjistruar, dhe pohoi se tashmë kishte një shtëpi të braktisur në ishull kur u transferua në Migingo në 2004.

Nsubuga tha se udhëtimi për në Migingo zgjat dy orë me skaf, ndërsa Uganda është gjashtë orë larg.

Shtëpitë, apo kasollet, janë fjalë për fjalë njëra mbi tjetrën, dhe përveç ndërtesave të thjeshta, ka katër kafene, një farmaci e madje dhe një shtëpi publike.

Është interesante se pikërisht pranë Migingos është ishulli më i madh Usingo, i cili është praktikisht i pabanuar.

Kjo pasi banorët e Migingos nuk duan të jetojnë duke pretenduar  se aty endet një demon, por gjithashtu sulmohet shpesh nga piratët që enden në këtë liqen tropikal më të madh në botë./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button