Elbasan/ Adoleshentët konsumojnë alkool dhe godasin me grushte e shkelma një 16-vjeçar
Elbasan; Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.
Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.