Aktualitet dhe Lajme
“Zonjë e hekurt!” Meta uron vjehrrën për ditëlindje: E falenderoj për kujdesin ndaj 3 fëmijëve
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/04/640-0-388ca17ad52af46d2519b6ee5b5f5ecf-221-780x470.jpg)
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka uruar ditëlindjen vjehrrës së tij më anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në një foto sëbashku, Meta i uron edhe 100 pranvera Fatime Kryemadhit, të cilën e cilëson si zonjë të hekurt.
Postimi i Metës:
Gjithmonë e palodhur dhe në shërbim të të tjerëve. E falenderoj në veçanti për kujdesin ndaj tre fëmijëve tanë Borës, Besit dhe Erës.
Shumë urime edhe Blertës, mbesës tjetër për gjyshen e dashur!
I uroj edhe💯pranvera të tjera Super Fatos, zonjës së hekurt!💐