Burri që refuzon të plaket, i merr gjak djalit të tij 17-vjeçar, kush është “vampiri” modern
Brian Hohnson, 45 vjeç është bërë i njohur kohët e fundit në SHBA, për shkak të luftës që ai po bën për të evituar plakjen.
Synim i tij është që të ketë një trup të shëndetshëm dhe të funksionojë njësoj me atë të një 18-vjeçari.
Manjati 45-vjeçar pretendon se ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe gjendjen fizike të një 18-vjeçari. Dhe, për t’u dukur më i ri, ai së fundmi ka treguar se merr gjak nga djali i tij. Ai ka “rekrutuar”, të birin 17-vjeçar, Talmadge, për të siguruar transfuzion gjaku.
Përdorimi i plazmës si një teknikë kundër plakjes tërhoqi vëmendjen kur shkencëtarët bënë një eksperiment me minjtë. Brejtësit e moshuar treguan përmirësime në funksionet njohëse, metabolizëm dhe strukturën e kockave, ndërsa kafshët eksperimentale më të reja treguan se dhurimi i shpeshtë i gjakut mund të ketë efekte pozitive./albeu.com/