Kush është Maria Carolina e “Bourbon-Two Sicilies”, princesha 23-vjeçare që i ka rrëmbyer zemrën kandidatit për president të Francës, Jordan Bardella

Share

Deri pak muaj më parë, emri i saj ishte i njohur kryesisht në rrethet e aristokracisë evropiane, modës dhe elitës ndërkombëtare.

Jordan Bardella avec sa compagne la princesse Maria Carolina de Bourbon-Deux-Siciles en tribunes assistent au Formula 1 Louis Vuitton Grand Prix de Monaco 2026

Sot, megjithatë, 23-vjeçarja Maria Carolina e Bourbon-Two Sicilies është në qendër të vëmendjes së mediave franceze, pasi është partnerja e Jordan Bardella, politikanit që konsiderohet favoriti kryesor për të kandiduar për president të Francës, nëse Marine Le Pen nuk do të mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Lidhja e tyre u bë publike në muajin prill, kur çifti zgjodhi të shfaqej në kopertinën e revistës Paris Match, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej muajsh.

Jordan Bardella, Maria-Carolina

Që prej asaj kohe, çdo dalje e tyre publike është kthyer në lajm në mediat franceze, ndërsa jeta private e Bardella-s është bërë objekt debatesh politike.

Jordan Bardella, Maria-Carolina (2)

Kush është Maria Carolina?

Maria Carolina ka lindur më 23 qershor 2003 dhe është vajza e madhe e princit Carlo të Bourbon-Two Sicilies.

Familja e saj i përket një prej dinastive më historike mbretërore të Evropës dhe konsiderohet pasardhëse e mbretit francez Luigji XIV. Dinastia Bourbon-Two Sicilies sundoi deri në bashkimin e Italisë në shekullin XIX, duke ruajtur edhe sot një ndikim të rëndësishëm në qarqet aristokratike evropiane.

Jordan Bardella, Maria-Carolina (7)

Ajo është rritur mes Parisit, Romës dhe Monakos. Sipas mediave franceze, u arsimua fillimisht në shtëpi nga mësues privatë, të cilët shoqëronin familjen edhe gjatë udhëtimeve të shumta.

Më vonë studioi për modë dhe menaxhim të industrisë së luksit, ndërsa ndërtoi një prani të fortë në rrjetet sociale, duke bashkëpunuar me shtëpi të njohura mode dhe marka prestigjioze ndërkombëtare.

Jordan Bardella avec sa compagne la princesse Maria Carolina de Bourbon-Deux-Siciles en tribunes assistent au Formula 1 Louis Vuitton Grand Prix de Monaco 2026

Në profilin e saj në Instagram publikon fotografi nga udhëtimet, eventet zyrtare, mbrëmjet gala, garat e Formula 1, si edhe aktivitetet bamirëse të mbështetura nga familja e saj. Në të kaluarën ajo ka ndarë edhe foto nga pushimet në Greqi, veçanërisht në ishullin Spetses.

Maria Karolina bardella (1)

Një jetë luksoze

Jeta e përditshme e princeshës është larg realitetit të shumicës së evropianëve.

Sipas një artikulli të Politico, familja zotëron prona në disa nga destinacionet më ekskluzive të Evropës, përfshirë një apartament në Monako, një apartament luksoz në Paris me pamje nga Kulla Eiffel, një kështjellë në Saint-Tropez, një rezidencë verore në Provence dhe një vilë me pamje panoramike në Sardenjë.

Jordan Bardella, Maria-Carolina (1)

Madje, në rezidencën e tyre në Paris, vaktet përgatiten nga një kuzhinier personal napolitan.

Megjithatë, vetë Maria Carolina ka deklaruar se, pavarësisht privilegjeve me të cilat është rritur, nuk ndihet e shkëputur nga realiteti.

“Nuk jetojmë në Hënë. Jemi me fat, por kjo nuk do të thotë se nuk duam të punojmë, të kemi projektet tona dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë”, është shprehur ajo në një intervistë televizive.

Jordan Bardella, Maria-Carolina (6)

Pasuri mbi 130 milionë euro

Një nga aspektet që ka nxitur debat të fortë politik në Francë është pasuria e familjes së saj.

Sipas një hetimi të gazetës Le Monde, familja e Maria Karolinës përfiton nga një pasuri që tejkalon 130 milionë euro, e administruar përmes trusteve offshore.

Ky fakt bie ndesh me imazhin politik të Jordan Bardella-s, i cili është paraqitur vazhdimisht si përfaqësues i shtresave popullore dhe të klasës punëtore.

Vetë Bardella ka një pasuri dukshëm më të vogël. Sipas deklarimit të tij të pasurisë në Parlamentin Evropian, ajo i kalon 700 mijë eurot, kryesisht të ardhura nga shitja e librave të tij.

Jordan Bardella, Maria-Carolina (1)

Historia e dashurisë që u kthye në debat politik

Çifti u njoh në vitin 2025 gjatë Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, në një aktivitet ku merrnin pjesë biznesmenë dhe anëtarë të aristokracisë evropiane. Pak muaj më vonë vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre përmes kopertinës së Paris Match.

Megjithatë, imazhi i ri publik i Bardella-s ka shkaktuar pakënaqësi edhe brenda partisë së tij, Tubimi Kombëtar (Rassemblement National).

Jordan Bardella avec sa compagne la princesse Maria Carolina de Bourbon-Deux-Siciles en tribunes assistent au Formula 1 Louis Vuitton Grand Prix de Monaco 2026

Veçanërisht shumë komente ngjalli paraqitja e tyre së bashku në Çmimin e Madh të Monakos këtë vit, ku politikani francez u fotografua në ambientet VIP, ndërkohë që në Francë opinioni publik ishte i tronditur nga vrasja e një vajze 11-vjeçare.

Përgjigjja e Bardella-s ndaj kritikave u konsiderua nga një pjesë e mediave si e papërshtatshme, ndërsa burime brenda partisë raportuan se kishte shqetësime për ndikimin që kjo mund të kishte në imazhin e tij.

Pavarësisht reagimeve, Bardella ka këmbëngulur se marrëdhënia e tyre nuk ka asnjë lidhje me politikën.

“Ajo nuk merret me politikë. Është një grua e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur dhe shumë i dashuruar”, është shprehur ai në një intervistë.

Nëse Jordan Bardella do të zgjidhet kandidat i Tubimit Kombëtar dhe do të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, Maria Carolina e Bourbon-Two Sicilies mund të bëhet Zonja e Parë e ardhshme e Francës.

Jordan Bardella avec sa compagne la princesse Maria Carolina de Bourbon-Deux-Siciles en tribunes assistent au Formula 1 Louis Vuitton Grand Prix de Monaco 2026
Jordan Bardella avec sa compagne la princesse Maria Carolina de Bourbon-Deux-Siciles en tribunes assistent au Formula 1 Louis Vuitton Grand Prix de Monaco 2026
Jordan Bardella avec sa compagne la princesse Maria Carolina de Bourbon-Deux-Siciles en tribunes assistent au Formula 1 Louis Vuitton Grand Prix de Monaco 2026
Jordan Bardella, Maria-Carolina (3)
Jordan Bardella, Maria-Carolina (5)
Maria Karolina (2)
Maria Karolina (3)
Maria Karolina (1)

starnews.al

Reklama
Back to top button