Aktualitet dhe Lajme

“Erdhi në Korçë si pazarxhi, mendoi se mund të blinte një qytetar të thjeshtë”, Berisha: Fushata e Ramës u përqendrua tek Ilir Vrenozi!

Share

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Korçë për të vijuar me javën përmbyllëse të fushatës elektoral para zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha në fjalën e tij kritikoi Ramën se tentoi të blinte një qytetar të thjeshtë si Ilir Vrenozi.

Kryedemokrati theksoi se Rama nuk i duron dot kritikat e Vrenozit, prandaj u bë gati ta blinte.

Berisha: Sofra nuk kishte për aq sa ishin anëtarët e familjes. Prodhimet mbeteshin në fushë sepse të sëmurët nuk kishin më ilaçe për tu mjekuar. Ka bërë 12 vite gjysma e rrugës Korçë-Ersekë dhe ajo shembet çdo muaj. Rruga Qafë-Plloskë Qukës ka 12 vite dhe s’duket gjëkundi. Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës. Ndërmarrjet falimentuan. Korçare të mençur, ai që erdhi në pushtet me votë në 2013, krenarisht dilte në studio televizive me hekura në dorë për të terrorizuar qytetarët.

Mendonte se në këtë mënyrë do ti bullizonte ata. Erdhi në Korçë, si pazarxhi. Mendoi se këtu me Nikon do mund të blinte një qytetar të thjeshtë të Korçës, njërin prej jush. sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, shpirtin e tij të lirë. U bë gati ta blinte. Mirëpo, qytetari i Korçës që i uroj sot ditëlindjen rastisi njëri prej jush. me karakterin tuaj, normat tuaja, jo të sojit të tij as të Peleshit. Dhe e gjithë fushata e tij në Korçë, u përqendrua te ky njeri, i uroj 120 vite të tjera Ilir Vrenozit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button