Pak metra larg shtëpisë, kush ishin prindërit e 3 fëmijëve që u gjendën në mes të atentatit
Bashkim (67 vjeç) e Flutura Basha (56 vjeç) mbaruan punën, për t’u kthyer në shtëpi si çdo ditë. Por kjo e Mërkurë do të ishte fatkeqe për ta, pasi pak metra larg banesës së tyre u gjendën në një situatë tmerri.
Në mes të zhurmës së plumbave në seri, motoçikleta e tyre u përplas nga një makinë. Te kjo e fundit ndodheshin Hamza Lici (23 vjeç) e Arlind Bushati (32 vjeç), të dy viktima të atentatit në atë kryqëzim.
Flutura ndërroi jetë, duke lënë pas 3 fëmijët dhe bashkëshortin në gjendje kritike shëndetësore. Siç tha gazetarja Emi Kalaja për “Opinion”, çifti lëviznin përditë në këtë orar në vendin e quajtur “5 Heronjtë e Vigut”.
Krimi nuk kurseu sot as dy njerëz krejtësisht të pafajshëm, të cilët punonin me mund e djersë për të siguruar jetesën. Bashkimi, i cili aktualisht është në betejë për jetën, punon si marangoz. E pas pune, bashkë me të shoqen merreshin me tokat bujqësore./ Tv Klan