Aktualitet dhe Lajme
Rama ndan pamje nga shkolla “Muhamet Hasmuja” në Malësinë e Madhe: Ambiente tërësisht të rikonstruktuara
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga shkolla “Muhamet Hasmuja”, në Ktosh të Malësisë së Madhe.
Rama shkruan se kjo shkollë sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Muhamet Hasmuja” në Ktosh të Malësisë së Madhe, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sapo ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, me ambiente tërësisht të rikonstruktuara, nga klasat e mësimit te ambientet sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.